Michael Lohan, babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar së fundmi nga policia nën akuzën e dhunës në familje. “Daily Mail” raporton se ish gruaja e tij, Kate Major e ka akuzuar për dhunë ndaj saj.

Ajo ka deklaruar se Lohan kishte kërkuar për shërbime eskorte giatë një udhëtimi në Houston.

Dyshja janë ndarë që në vitin 2015 vetëm pas një viti martesë. Aktorja Lindsay nuk ka reaguar ende pas arrestimit të të atit.