New Yorku u zgjua me një lajm të tmerrshëm ku një burrë u hodh në shinat e trenit mëngjesin e sotëm ku si pasojë gjeti dhe vdekjen.

Ai mbante në krah dhe vajzën e tij 5 vjeçare e cila arriti të mbijetonte, teksa disa persona e kanë ndihmuar atë të dalë nga shinat e trenit.

Disa filmime të kalimtarëve të rastit tregojnë dy persona që e nxjerrin nga platforma dhe disa të tjerë që e qetësojnë pas ngjarjes së ndodhur. CNN raporton se vajza nuk ka pësuar dëmtime serioze ndaj është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarët okularë raportojnë për policinë e New York-ut se burri u hodh qëllimisht përpara trenit dhe se nuk ishte aksidentale. Por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Vajza 5 vjeçare u dërgua tek mamaja e saj, e cila u pyet për shkaqet e mundshme për veprimin e të shoqit. Ajo tregon se nuk është në dijeni të ndonjë problemi që mund ta ketë shtyrë 45 vjeçarin të hidhej.