Klubi i futbollit spanjoll në Valencia ka falënderuar një tifoz, i cili, megjithëse i verbër ishte vazhdimisht pjesë e stadiumit dhe blinte vazhdimisht bileta për të ndjekur ndeshjen.

Vicente Aparicio humbi shikimin në moshën 54 vjeçare për shkak të një retine të shkëputur, por kurrë nuk e humbi pasionin e tij për futbollin dhe u paraqit për çdo lojë në stadiumin Mestalla për të përjetuar atmosferën shkruan DailyMail.

Ai vdiq në vitin 2017.

Tani, një statujë bronzi e Aparicio ulet në vendin e 164 në rreshtin 15, tha klubi në një deklaratë në faqen e tyre dhe tanimë ky vend nuk do jetë më kurrë i lirë për asnjë person tjetër.