Vasili: 1 Prilli ishte thjesht një datë rastësore e një marrëveshje politike.

Ministri i Drejtësië, z. Petrit Vasili i është përgjigjur interesit të medias lidhur me dinamikat e fundit të aktualitetit politik.

“1 prilli është një datë kalendarike që bashkëjeton me shqiptarët në mijëra vjet dhe nuk është se lidhet vetëm më një çështje të caktuar. Ai ka qenë thjesht dhe vetëm një datë rastësore e një marrëveshje politike që kishte të bënte me katër vjet. Besoj se datat janë vetëm një konvecion dhe në themel të të gjitha çështjeve mbetet se sa qëndrojnë në kohë marrëveshjet, sa ndershmërisht respektohen dhe çfarë të mira i sjellin vendin”, tha z. Vasili

Gjithashtu z. Vasili u shpreh në mbështetje të qëndrimit të bërë publik një ditë më parë nga z. Luan Rama, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, lidhur me procesin e afërt zgjedhor në Kavajë.

“Nuk dua të shtoj apo të heq asgjë nga sa Nënkryetari i LSI apo Kryetari i grupit parlamentar Luan Rama tha në mënyrë shumë korrekte në komunikimin e djeshëm. Qëdrimi i tij ishte shumë i qartë, pa asnjë ekuivok dhe unë i mbetem të njëjtit qëndrim. Thelbi i së cilës është pikërisht që këtë garë, në këtë bashki do të udhëheqë sikurse edhe më parë Partia Socialiste, që ka zgjedhur edhe kandidatin e mëparshëm, i cili u largua për shkak të problemeve serioze që kishte me ligjin për dekriminalizimin. Pra, kjo parti do të zgjedhë edhe kandidatin apo kandidaten, sikurse ka bërë edhe më parë”, tha Ministri Vasili

(Burimi:Integrimil.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al