Vasili: Ahmetaj, pecetë e kryeministrit për të fshirë buzët

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në një status në facebook, se Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është një pecetë e Kryeministrit për të fshirë buzët. Shkas është bërë shifra e 59 milion euro më pak të ardhura. Me kaq para thotë Vasili, do të ishin bërë dy Teatro Kombëtarë.

”Të ardhurat kanë rënë me 59 milion euro vetëm për gjysmën e parë të vitit në raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë. Thënë më thjesht akoma kaq lekë mjaftojnë për 2 Teatro të reja kombëtare”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

59 milion euro më pak të ardhura, kaq mjaftojnë per 2 teatro kombëtare dhe hajdutët thonë s’ka para. Ministria e Financave pa dyshim shkëlqen për llafazanllëkun e saj proverbial. Kur e dëgjon Ministria e Financave është tamam siç thotë populli që “kur të dëgjoj i lumi unë ama kur të shoh i mjeri unë”.

Ndaj edhe të ardhurat bien vazhdimisht sepse Ministria e Financave është jo kujdestarja e financave të shtetit dhe hartuesja e një modeli ekonomik realist dhe racional për vendin por thjesht ministria që ka për detyrë vetëm që në heshtje, me kokën ulur dhe e poshtëruar të përmbushë të gjithë psikopatitë e kryeministrit, që s’kanë asfare të bëjnë as me nevojat e vendit, as me hallet e njerëzve dhe nevojat e tyre urgjente.

Ministrinë e Financave mos e dëgjoni me se ç’thotë se as ata vetë nuk dinë se ç’thonë ata thjesht janë pecetë e kryeministrit për të fshirë buzët e tij dhe jo vetëm….

Të ardhurat kanë rënë me 59 milion euro vetëm për gjysmën e parë të vitit në raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë. Thënë më thjesht akoma kaq lekë mjaftojnë për 2 Teatro të reja kombëtare.

Dhe këta hajdutë na thonë s’ka para për teatrin.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al