Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetar dhe qytetarë.

Komisioni Europian pra Brukseli ka analizuar me thellësi të gjithë gjendjen e ekonomisë Shqiptare, ka konstatuar greminën ku ajo po përmbyset dhe sigurisht I ka vënë dhe emrin shkaktarit që është Edi Rama dhe qeveria e tij. Për të qenë më konkret po futemi në ato që raporti konstaton të cilat janë besoj gjetjet më të rënda dhe faktet më të rënda të konstatuar ndonjëherë, dhe që Brukseli zyrtar I vë në dukje qartë dhe prerë lidhur me këtë krye bandë e cila po shkatërron ekonomikisht vendin. Të futemi në shifrat konkrete. Raporti pohon që projektet më partneritet  publik, privat pra koncesionet siç I njihni ju të nderuar qytetarë, paraqesin rreziqe kyçe dhe minojnë reduktimin e borxhit publik, pra atij borxhi që po u rri si mal Shqiptarëve në kurriz. Çfarë thotë raporti, ato zënë 31% të prodhimit të brendshëm bruto dhe priten të shtohen me 15 % të tjera. Për ju të nderuar qytetarë dua që të jem shumë konkret dhe shumë I qartë. Gjithë kjo masë e madhe e koncesioneve shkon në mbi 40 % të prodhimit të brendshëm bruto, do të thotë 4 miliard e gjysëm euro një borxh për hiç gjë, për bishta rrugësh për të vjedhur 90 % të këtyre parave, dhe që ju ta kuptoni më mirë se çdo të ndodhte me këtë sasi stërmadhe parash të cilën do të jetë një borxh I madh që nuk prodhon asgjë, po jua konkretizoj se çfarë humbasin Shqiptarët, që në vend që ti kishin, do ti kenë barrë  ata, fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre. Me kaq para shëndetësia Shqiptare do të garantonte së paku 30 vjet të gjitha barnat gatis, do mund të ndërtonte 15 qendra spitalore universitare  Nënë Tereza si kjo që kemi por edhe më të mira dhe më moderne se ajo, do të mund të ri ngrinte dhe rindërtonte nga e para të gjithë spitalet e Shqipërisë duke shënuar sistemin më modern të rajonit për sa I përket shëndetësisë. Do mund të blinte të gjitha llojet e vaksinave dhe ato  që nuk I blen dot, që kanë të bëjnë jo vetëm me fëmijët por dhe me mbrojtjen e shëndetit të grave dhe parandalimin pse jo të disa llojeve kancerave të cilat marrin jetën e mjaft nënave e motrave tona. Ndërsa sa I takon qendrave shëndetësore ato mund të bëheshin edhe mund ribëheshin disa herë. Po të shkojmë tek arsimi, tek ky problem kaq madhor për Shqiptarët, çfarë mund të bëheshin me kaq para?

Të gjithë shkollat e Shqipërisë mund të ndërtoheshin nga e para, jo vetëm që do të ndërtoheshin, por do të ishin të gjitha me kushtet më të mira, nuk do të kishte më fëmije që ngarkojnë çantat në kurriz dhje shkojnë me 2 turne në shkollë. Universitetet do të kishin të gjitha laboratorët që i duheshin dhe do të kishin të gjithë sistemin laboratorik normal të nivelit më të mirë Europian dhe në këtë mënyrë të gjithë diplomat e studentëve tanë do të merrnin vlerën që i takon në tregun e punës dhe mundi, gjaku dhe djersa e prindërve të tyre që i mbajnë në universitet do të merrte vlerë dhe kuptim.

Shqiptarët një pjesë e mirë e tyre janë në kufijtë e mbijetesës, mbi 30% jetojnë me më pak se 5$ në ditë dhe në këtë drejtim artikujt bazik që mbajnë gjallë tavolinën e shqiptarëve, që kanë të bëjnë me vezët, fasulet, miellin, sheqerin, orizin, bukën, djathin do të kishin një çmim shumë më të ulët se sot, minimumi 40% më të ulët, pasi të gjitha taksat dhe tatimet që rëndojnë mbi të do të hiqeshin lehtësisht dhe shqiptarët do çliroheshin së paku për ushqimin bazik të tyre dhe nuk do të paguanin ashtu sikur ju ikën shumica e pagës së tyre për të paguar taksat e hajdutëve të qeverisë.

Çmimi i karburantit nuk do ti kalonte 1250 lekë dhe nuk do të paguante për të mbushur xhepat e oligarkëve dhe për tu vjedhur pafundësisht nga qeveria, pra do të kishim një çmim minimalisht 35% më të ulët dhe dot ë ishim në atë nivel normal ku janë të gjithë vendet e tjera të rajonit, por të cilët nuk kanë në kurriz hajdutërinë shtetërore.

Pensionet për një periudhë, disa 10 vjeçarë do të ishin minimumi 30-40% më të lartë se sa sot. Por çfarë do të kishim në bujqësi? Sektor jetik do të ishte lokomotiva e ekonomisë tonë, do të kishim të zgjidhur për 20 vjet minimumi 3-fishin e subvencioneve dhe në mënyrë të menjëhershëm do të shndërroheshim në një bujqësi lider në rajon dhe do të ishim sigurisht lokomotiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ashtu siç i takon një vendi që ka potenciale bujqësore dhe blegtorale kaq të larta.

Pra, të nderuar qytetarë komisioni i pohon shumë qartë këto gjëra, njëkohësisht Komisioni Europian çfarë thotë tjetër? Thotë shumë qartë që vendi nuk nevojë për rritje taksash siç vazhdojnë dhe rrisin taksat këta, në mënyrë që ti vjedhi pafundësisht sepse praktikisht rritja e taksave vjen për të mbuluar administratën e korruptuar partiake të këtyre që vjedh nga mëngjesi deri në darkë dhe megjithëse nuk mbledh të ardhura, ngre taksat që të shkatërrojë deri në fund ata që janë të ndershëm dhe i paguajnë ato.

Njëherazi kjo qeveri u qa se kishte gjetur detyrime të papaguara në vitin 2013, komisioni nënvizon se detyrimet e papaguara dhe detyrimet e paparashikuara e dëmtojnë krebilitetin e borxhit publik, pra e rëndojnë keq e më keq atë, përveç atij borxhi shumë të madh që i kalon 15% për koncesione, i cili nuk deklarohet, mbahet i fshehur dhe është një minë me sahat që po shpërthen themelet e ekonomisë shqiptare.

Pjesa më e rëndë të nderuar qytetarë e raportit është pikërisht çështja e raporteve dhe thotë shumë qartë raporti: “Sistemi i sigurimeve shoqërore vuan nga një deficit i madh”, që do të thotë që ato fonde, të cilat pasurojnë dhe mbajnë gjallë skemën varfërohen dhe po pakësohen, pra po tronditet sistemi pensionistik. Dhe në të kundërt të asaj që qeveria gënjen e thotë që kemi ulur papunësinë, se po të ulte papunësinë do të shtoheshin kontribuuesit dhe sigurimet shoqërore të vendit do të kishin më shumë të ardhura dhe nuk do të vuanin, është e kundërta, pra sigurimet po vuajnë këtë gjë.

Me gjithë atë pjesa më dramatike e raportit të nderuar qytetarë dhe që do ta kërkoja vëmendjen tuaj me lutje është se raporti pohon një gjë që është akoma më e tmerrshme, ai thotë do të ulen për shkak të kësaj politike tërësisht të gabuar dhe hajdute që qeverisë: “Do të ulen shpenzimet në arsim nga 2.5 2.2 dhe në shëndetësi nga 3 në 2.7 dhe mbrojtja sociale do të zbresë nga 9 në 8.6, pra në vend që të kishim rritje të domosdoshme duke pasur parasysh nivelin dhe prapambetjen e jashtëzakonshme në këtë sektor, do të kemi ulje. Përse do të ulen? Do të ulen sepse do të vjedhin këta në koncesione dhe nuk ka para se paratë që vjedhin këta për koncesione nuk mund të shkojnë as në arsim as në shëndetësi sepse këta duhet të paguajnë 4 miliardë e gjysmë koncesione, nga të cilat 90% i vjedhin vetë. Çdo qytetar do të më pyeste pse them 90%, por një rrugë se nuk kushton më shumë se 1 milion e gjysmë euro/km dhe kur shkon 20 milion do të thotë se 90% do të vidhet nga qeveria dhe kjo është fare e qartë.

Pra kjo qeverisje të nderuar qytetarë dhe qytetare duhet të kuptoni që ka vetëm një pikësynim, ka vetëm një objektiv të madh përveç atij të hajdutllëkut të tij të përditshëm dhe gjigand. Pikësynimi është pikërisht, një politikë antikombëtare për të zbrazur Shqipërinë dhe për tua bërë të pamundur jetën qytetarëve në mënyrë që këta qytetarë ta lënë vendin dhe mos të jetë më një problem as për të protestuar, as për të rezistuar dhe as për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.

Pra raporti po na paralajmëron dhe po tregon qartë greminën ku na ka futur kjo qeveri, por njëkohësisht i ka vënë dhe emrin autorëve dhe shkaktarëve të kësaj gremine, janë Edi Rama dhe qeveria e tyre.

Pra të nderuar qytetarë, jini vigjilent. Mos reshtni së refuzuari, mos pranuari këtë qeverisje, e cila po përgatit katastrofën për breza e breza të tërë në funksion të pasurimit të tyre, strukjes së tyre pas largimit nga Shqipëria diku nëpër parajsa fiskale ku kanë depozituar paratë, tashmë të njohura të tyre dhe e gjithë katastrofa u mbetet në kurriz shqiptarëve, të cilët s’do mund të ngrenë kokën për një 10 – vjeçar të tërë.

Ju faleminderit për vëmendjen!