Vasili: “Ambasadori Brownfield qartësisht i kërkoi z. Meta të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për çështjen “Balili”

Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili, i pyetur te komentoje lidhur me reagimet per kerkesen e kreut te Kuvendit, zotit Ilir Meta, per mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare per çeshtjen “Balili”, tha se se nuk ka nevojë të bëje komente.

“Po ia lë publikut të gjerë që t’i vlerësojë se cilat janë këto komente, edhe motivet pse bëhen,” tha ai.

Duke komentuar çeshtjen “Balili”, zoti Vasili tha se ka qene i pranishëm në një takim të shkëlqyer që Kryetari i Kuvendit, z. Meta zhvilloi gjatë vizitës së fundit në SHBA, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, që mbulon luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar, Ambasadorin William Brownfield, “i cili shprehu satisfaksion shumë të madh për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kishte ekzistuar për reformën në drejtësi, realizimi me sukses të plotë i së cilës, është në sytë e juaj, por sigurisht ishte një vlerësim maksimal dhe nga autoritetet më të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan.”

“Por i vetmi shqetësim që Ambasadori Brownfield ngriti në këtë takim, dhe si personi më i lartë përgjegjës në luftën kundër drogës në SHBA ishte mosndalimi i Klement Balilit. Dhe Ambasadori Brownfield qartësisht i kërkoi z. Meta që të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për këtë çështje, pasi ky problem ishte një shqetësim të cilin ai e ngriti dhe ia kërkoi në mënyrë të qartë z. Meta, kërkoi mbështetjen e tij për të nxitur autoritetet,” nenvizoi ai.

Zoti Vasili rikujtoi gjithashtu se disa javë më parë Ambasadori i SHBA-ve, z. Lu ka pasur prononcime të qarta publike e shumë të hapura me shqetësimin për mosbashkëpunim midis institucioneve shqiptare dhe në raport me partnerët amerikanë të cilët kanë qenë shumë aktiv dhe në vijën e parë të ndjekjes së kësaj çështjeje lidhur me mosarrestimin e Klement Balilit.

“Pyetja logjike dhe e vetme që shtrohet është kjo: Cili do të ishte reagimi i Kryetarit të Kuvendit z. Meta pas një kërkese shumë të qarta të Ndihmës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, por edhe prononcimeve të Ambasadorit të SHBA-ve? Përgjigja mund të ishte vetëm një dhe një përgjigje institucionale. Dhe institucioni i vetëm kushtetues që i grupon të gjitha autoritetet më të larta në fushën e sigurisë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe zgjidhjet do të ishin sigurisht institucionale dhe përgjigjet sigurisht do të ishin institucionale, pasi normalisht ky këshill ka të drejtën dhe tagrin të bëjë analizat dhe të nxjerrë përfundimet, sigurisht brenda përfundimeve dhe përgjegjësitë konkrete,” tha ai.

Kryetari i grupit parlamentar te LSI tha se zoti Meta këtë ka bërë.

“Ka bërë shumë mirë që e bëri këtë gjë dhe njëkohësisht në momentin që ndodhemi është në vlerësimin e Presidentit të Republikës për të aktivizuar apo jo Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe për të ndërtuar platformën e këtij takimi të këshillit, që përveçse do të nxisë pozitivisht dhënies përgjigjeje të një shqetësimi që ka kaluar oqeanin tashmë, do të ishte dhe një përgjigje shumë e mirë që edhe qytetarët shqiptarë e presin për çështje të tilla delikate, por me një rëndësi kaq të madhe siç është rasti në fjalë për të demonstruar edhe vullnet të fortë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës në Shqipëri,” theksoi ai. Zoti Vasili theksoi gjithashtu se ky qëndrim institucional është jo vetëm për t’u përshëndetur, por është edhe rruga ku duhet të hyjnë qëndrimet në Shqipëri, të cilët duhet të jenë institucionale dhe jo informale.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al