Vasili: Antidroga italiane demaskon drogë-shtetin dhe ndërkombëtarët që heshtën

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka ngritur alarmin se vendi është në rrezik të rrënimit. Duke ju referuar Raportit të Antidrogës Italiane, Vasili shkruan se aty përcaktohet se Shqipëria po drejtohet nga një drogë-shtet, por nga ana tjetër Vasili shton se mbi këtë alarm, ndërkombëtarët heshtën dhe vijojnë të heshtin. ”Këto janë fakte të tmerrshme të cilat janë sot përpara çdo shqiptari dhe që rrënojnë në çdo orë e cast sigurinë e vendit, shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e të rinjëve, asgjësojnë ekonominë e vendit dhe bizneset e ndershme dhe pengojnë integrimin europian të Shqipërisë duke e izoluar atë”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Raporti tronditës i Drejtorisë së Antidrogës Italiane, demaskon përfundimisht qeverinë shqiptare dhe ndëkombëtarët që heshten.

Raporti i Drejtorisë Qendrore të Antidrogës Italiane, paraqet situatën tronditëse lidhur me drogën, një situatë kjo e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar për nga përmasat, infiltrimi dhe përfshirja e qeverisë.

Drogështeti që sundon në Shqipëri është tashmë një konstatim që europianet po e bëjnë qartë me fakte demaskuese dhe shifra të frikshme.

Këto janë fakte të tmerrshme të cilat janë sot përpara çdo shqiptari dhe që rrënojnë në çdo orë e cast sigurinë e vendit, shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e të rinjëve, asgjësojnë ekonominë e vendit dhe bizneset e ndershme dhe pengojnë integrimin europian të Shqipërisë duke e izoluar atë.

Ja çfarë paraqet shumë qartë raporti:

1-Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane.

2-Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016.

3-Për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj.

Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.

4-Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës.

5-Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

6-Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7-Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

8-Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.

Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike’.

9-Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).

10-Persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilët janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria.

11-Për shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.

12-Raporti ka dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim.

Është e qarte në dritën e diellit se Drogështeti po sundon në Shqipëri. Kush nuk e sheh është miop, kush e sheh dhe e mbron është armik i vendit të tij.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al