Vasili: Arta Marku e kapur nga Rama, mbylli dosjen e vëllait të ministrit

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se kryeprokurorja Arta Marku është e kapur nga kryeministri Rama, i cili sipas tij ndërhyri për të mbyllur dosjen për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeprokurorja e kapur nga Kryeministri,

vetasgjësohet dhe nuk e procedon atë për gjoja ekspertizën e audiopërgjimit.

Kryeprokurorja bën shejtan budallanë sa herë që shkelësi i ligjit është kryeministri.

Ditën për diell, kryeministri futi duart për mbylljen e çështjes së audipërgjimit të vëllait të ministrit të brendshëm.
Kryeministri ndërhyri, imponoi,
manipuloi opinionin duke deklaruar se kishte kryer ai ekspertizën, se kishte marrë edhe rezultatet dhe çdo gjë ishte manipulim sipas tij.
Ky mashtrim shumë i rëndë publik i kryeministrit dhe përfshirja e tij në një çështje penale të një rëndësie të jashtëzakonshme janë faje penale të pakapërcyeshme ndaj të cilëve prokurorja heshti dhe vazhdon të heshtë,duke u bërë edhe ajo pjesë e këtij shpërdorimi kolosal të pushtetit dhe fshehjes së drejtësisë.
Si mundet dhe si guxon kryeprokurorja të fshehë, të heshte dhe të mbyllë sytë përpara kryeministrit fajtor.
Ky faj i kryeministrit dhe përfshirja kriminale e tij në fshehjen e së vërtetës duke perdorur postin e tij, është i njohur gjerësisht dhe në detaje edhe në SHBA edhe në të gjitha kanceleritë politike europiane të nivelit më të lartë, por edhe nga Shërbimet Inteligjente respektive.
Vetëm kryeprokurorja hesht përpara gjithë kësaj, duke rënduar së tepërmi, thuajse pa kthim, pozitën e saj përpara shqiptarëve por edhe përpara ndërkombëtarëve, që kanë tashmë në tavolinat e tyre këtë krim shtetëror.

Po ja kujtojmë edhe një here, tashmë edhe me ZË DHE FIGURE se ç’tha kryeministri në 16 maj, kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bërë vetë si verifikimin dhe kishte dalë i paster:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”.
Kryeministri pra mashtroi publikisht dhe u vetëfajsua për hetime e verifikime të paligjshme të tij, me qëllimin e vetëm mashtrimin e opinionit, deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve të tij.

Ps.Video ja bën më të lehtë çdo qytetari që të kuptojë dhunimin e ligjit nga kryeministri.
Kryeprokurorja nëse ka pas problem me leximin tani e ka më të lehtë se edhe mund ta shohë edhe mund ta degjojë.

Nëse kryeprokurorja nuk e bën dhe nuk guxon të procedojë kryeministrin fajtor,

VETINGU I VERTETE I saj, nuk do të jetë ai për pasurinë, por për shpërdorimin e detyrës dhe për mbulimin e fajeve shumë të rënda penale dhe publike të kryeministrit.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al