Nën/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka raguar nëpërmjet një statusi në Facebook pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm në detyrë, Genc Cakaj duke thënë tregoi se nuk paska frikë fare nga votat kundër hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Vasili shton se ai nuk ka faj që nuk i bëhet vonë për negociatat se e ka lidhur gomarin atje ku ku e urrejnë dhe e luftojnë Shqipërinë.

POSTIMI I PLOTË

Bedeli dhe trimëria e injorancës.

Sot ky bedeli i Ministrisë së Jashtme na tregoi se nuk paska frikë fare nga votat kundër hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Po drejt e ka ky që nuk i bëhet vonë për Shqipërinë që nuk i hapën negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjetër kund…
tamam atje ku e urrejnë dhe e luftojnë Shqipërinë.
Prandaj ky nuk ka frikë hiç nga votat kundër që e pengojnë Shqipërinë bile përkundrazi gëzohet.

Lexojeni çfarë ‘thotë:

“Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, ishte kjo përgjigjja e Cakës.