Vasili: Bllokimi i integrimit në BE, armiku është Edi Rama

Në 28 qershor, Këshilli Europian do të jap notën për Shqipërinë. Mediet e huaja, kanë zbuluar se është ”Jo” çeljes së negociatave të anëtarësimit, pasi ka ende vende skeptive. Lidhur me këtë çështje që është në pikun e saj, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili rendit të gjitha zhvillimet negative të qeverisë ”Rama 2”. Ai e quan kryeministrin Edi Rama armik të integrimit, pasi po izolon Shqipërinë nga Europa. ”Izolimi i Shqipërisë nga europa dhe bllokimi i integrimit europian, ka vetem një fajtor dhe armik që është kryeministri”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Bllokimi i Integrimit ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri.

Krimi i organizuar i mbështetur dhe i shfrytëzuar nga kryeministri për të vjedhur, blerë dhe shkatërruar zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin ka vetëm një fajtor që është kryeministri.

Droga dhe efekti shkatërrimtar i saj për ekonominë, shoqërinë dhe rininë ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Shpartallimi shtetëror dhe rikthimi i centralizimit të të gjithë pushtetit vetëm në një dorë, ka vetëm një fajtor që është kryeministri.

Gjithë Shqipëria që zhvatet nga një dorë oligarkësh që rrëmbejnë qindra milionë euro djersë të shqiptarëve me koncesione e tendera, dhe që rrenojnë qytetet me qindra kulla ka vetëm një fajtor që është kryeministri.

Asgjësimi i parlamentit dhe mbështetja e banditizmit parlamentar, ka vetëm një fajtor që është kryeministri. Për mijëra-mijëra shqiptarë në moshë aktive, të rinj, fëmijë që largohen nga Shqipëria, ka vetëm një fajtor që është kryeministri.

Izolimi i Shqipërisë nga europa dhe bllokimi i integrimit europian, ka vetem një fajtor dhe armik që është kryeministri.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al