Vasili: Buxheti që u prezantohet shqiptarëve do të vazhdojë të ketë, si një gur të rëndë në qafën e tyre, edhe paratë e dhjetëra milionëve euro për koncensionet famëkeqe

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, ka ardhur dhe reagimi për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të Levizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili. Ai akuzoi qeverinë se funksionon si një grup kriminal. Ai theksoi se që kjo situatë e kriminalizuar thellësisht drejtohet, frymëzohet dhe mbështetet gjerësisht nga qeveria, e cila e shikon çdo ditë të qëndrimit të saj në pushtet, vetëm e vetëm nëpërmjet mundësisë që ky narkotrafik dhe ky krim i organizuar të vazhdojë të lulëzojë dhe të terrorizojë vendin.

Më poshtë do të keni të plotë deklaratën për shtyp të z. Vasili:

Grupi parlamentar i LSI sapo përfundoi mbledhjen e tij dhe mori në shqyrtim të gjithë problematikën shumë të rëndë politike të ditëve dhe javëve të fundit. Grupi në mënyrë unanime rikonfirmoi të njëjtin qëndrim politik të palëkundur që ai mbajti në sallën e Kuvendit, ditën e mërkurë në rastin e diskutimit të imunitetit të ish-ministrit të brendshëm. Për këdo shqiptar tashmë është shumë e qartë që barriera e pakapërcyeshme e ngritur nga qeveria për të ndaluar drejtësinë që ajo të bëjë rrugën e saj dhe për të zbardhur të vërtetat tronditëse të cilat shqetësojnë në themel shoqërinë shqiptare dhe sigurinë kombëtare të vendit dhe konkludoi përfundimisht që ky ishte qëndrim i një qeverie që vepron tashmë në mënyrë shumë të qartë si një grup i strukturuar kriminal, jo vetëm në mbështetje të trafiqeve, por edhe pjesë e drejtimit, të organizimit dhe e përfitimit të tyre. Pra e theksoj edhe njëherë si një përfituese e drejtpërdrejtë në tërësi dhe në mënyrë individuale prej kësaj veprimtarie shumë të rëndë kriminale. Gjithashtu në funksion po të kësaj situate, të një barriere të këtij grupi të strukturuar kriminalo-qeveritar, pra të kësaj narko-qeverie, është edhe pengesa e krijuar edhe sot në Komisionin e Sigurisë për të zbardhur të vërteta tronditëse, që lidhen me funksionimin e radarëve, ku siçc është bërë edhe publike, ka qenë skandaloze që pikërisht këto instrumente në funksion të kontrollit të sigurisë kombëtare të vendit, të një vendi që është tashmë anëtar I NATO-s, ka qenë në përdorim, nën kontroll, në duart e narkotrafikantëve. Është fare e qartë që kjo situatë e kriminalizuar thellësisht drejtohet, frymëzohet dhe mbështetet gjerësisht nga qeveria, e cila e shikon çdo ditë të qëndrimit të saj në pushtet, vetëm e vetëm nëpërmjet mundësisë që ky narkotrafik dhe ky krim I organizuar të vazhdojë të lulëzojë dhe të terrorizojë vendin. Gjithashtu po në funksion të kësaj situate dhe me këtë koncept të ndarjes së tortës siç ndajnë trafikantët paratë, është edhe projekt-buxheti I shtetit, I cili është depozituar në Kuvend, I cili nga analiza paraprake që ka bërë grupi parlamentar I LSI, rezulton që është pikërisht një situatë buxhetore që I ngjan ndarjes së të ardhurave të narko-trafikut, pasi flitet për 1.4 miliardë dollarë koncensione të mëdha rrugësh, në errësirë të plotë, pa asnjë transparencë, thjesht ndarje dhuratash të gjithë aktorëve që interpretuan tragjedinë e 25 qershorit, trafikantëve që e financuan atë, por edhe oligarkëve, të cilët qenë pjesë integrale e këtij narkotrafiku, që u shtri në narkotrafikun e votës, dhe nga e cila patën përfitime të mëdha. Gjithashtu buxheti që u prezantohet shqiptarëve do të vazhdojë të ketë, si një gur të rëndë në qafën e tyre, edhe paratë e dhjetëra milionëve euro për koncensionet famëkeqe, të cilat prodhuan dëme, shkatërrime dhe aspak shërbime, dhe gjithashtu prodhuan një mundësi për ta thelluar gjithmonë e më tej varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve, gjithashtu thelluan edhe më tej papunësinë e tyre, duke bërë përfundimisht që ti nënshtrojnë ata, dhe ti kthejnë në argat të krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të mbijetuar ata, dhe njëkohësisht qeverisja për të mbijetuar duke blerë me paratë e narkotrafikantëve varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Ky buxhet ka dhe një moment tjetër delikat, jo për shkak të dimensioneve financiare, por për shkak të qasjes që ai ka, në raport me disa elemente të rëndësishme të themeleve të dijes shkencore, por edhe të themelit shqiptar të Shqipërisë, e që lidhet me Akademinë e Shkencave, e cila praktikisht pushon së ekzistuari, duke i ndërprerë financimet asaj, duke shënuar pra një fitore të shkollëpaktëve të paditur mbi dijen, duke shënuar një fitore të obskurantizmit mbi shkencën, dhe duke legjitimuar inkuzicionin qeveritar të të paditurve për të cilët narko-trafikantët janë shumë të shtrenjtë dhe të çmuar, por nuk janë njerëzit e shkencës ata që për dhjetëra vjet ngritën themelet e Albanologjisë Shqiptare, e cila referohet kudo në botë, dhe themelet e identitetit shqiptar. Sigurisht që çdo narko-trafikant që nga Vlora, Fieri, Saranda, Vermoshi, Konispoli, Kukësi, Dibra, Durrësi, Elbasani është sigurisht shumë më I çmuar për qeverinë, se sa një burrë apo një grua e shkencës, të cilët I kanë dedikuar dijes dhe shkencës jetën e tyre, dhe me të cilën kanë ngritur lart edhe emrin e vendit, por edhe emrin e tyre. Akademia e Shkencave ka nevojë themelore për ristrukturim, përmirësime të ndjeshme, përmirësime themelore, por nuk ka nevojë për asgjësim dhe rrethim. Jo më larg se pak ditë më parë, me lobimin edhe të Akademisë së Shkencave Të Shqipërisë, në Konferencën e Tokios u pranua si anëtare e Rrjetit Botëror të Akademive të Shkencave, dhe Akademia e Shkencave të Kosovës. Pra Kosova e ka Akademinë e Shkencave dhe është pjesë e rrjetit botëror. Shqipëria nuk do ta ketë më. Qartësisht konkluzioni themelor është ky: Ky grup i strukturuar kriminal, i cili ka pushtuar qeverinë dhe do që të kapë çdo qelizë të jetës së vendit, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, të cilën e demonstroi qartë me vendimet për Vettingun pak javë më parë në Parlament, i cili sigurisht shumë I lumtur shkoi sot në inaugurimin edhe të kapjes së tenderit të radhës për ndërtimin e një ndërtese të Vetingut janë pjesë të një kapje të madhe qeveritare, e cila është në dëm të 80% të shqiptarëve, dhe jo në favor të tyre. Kjo situatë ka vetëm një përgjigje, përgjigje të rreptë, përgjigje e cila do të thotë demaskim dhe denoncim i çdo elementi të kësaj qeverie, e cila ndihmon në mënyrë të përditshme, të përorshme, narko-trafikun në të gjitha elementët e tij buxhetor, organizativ, ligjo, parlamentar dhe gjithkund për ta bërë Shqipërinë një vend të kapur. Absolutisht kjo është një situatë, të cilën asnjë shqiptar nuk do ta pranojë. LSI as nuk është pajtuar dhe as nuk do të pajtohet në asnjë sekondë me të dhe besoj që ky qëndrim shumë i rreptë i qytetarëve, i LSI dhe i opozitës në tërësi është pikërisht fillimi I asaj lufte të madhe që do të shënojë fundin e padiskutueshëm të kësaj qeverie narkotrafikantësh, pasi asnjë shqiptar, i ri shqiptar, e re shqiptare, burrë dhe grua nuk mund dhe nuk do të identifikohet me atdheun e tij si një atdhe narkotrafiku, por përkundrazi si një atdhe ku vlerat e lirisë, të njerëzve të ndershëm, të biznesit të ndershëm, dhe të punës së ndershme, dhe jo të varfërisë dhe të papunësisë janë ato që janë aspiratat e të gjithë shqiptarëve. Ndaj edhe grupi parlamentar, në sallën e Kuvendit, por edhe në çdo takim me elektoratin do të denoncojë pa u lodhur, por njëkohësisht do të paraqesë edhe alternativa të qarta, shumë të dobishme për shqiptarët, alternativa që ulin varfërinë , ulin papunësinë dhe që të cilat krijojnë më shumë të ardhura për shqiptarët, sepse kjo është rruga e vetme që ata të ndihen mirë në atdheun e tyre, dhe të mos mendojnë asnjëherë se si të largohen nga një vend shumë i dashur siç është Shqipëria.  

 

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al