Nga Petrit Vasili 

Ç’hall ja mbyll gojën BE-së në Tiranë para fakteve skandaloze të Reformës në Drejtësi!

Fakte të njëpasnjëshme njëri me tronditës se tjetri po nxjerrin sheshit se reforma në drejtësi u kap dhe u coptua nga rilindja duke përfshirë këtu edhe Vetingun.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) megjithse pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë nuk luajti asnjë rol për ta ndalur degradimin e Reformën përkundrazi me qendrimin e tij thelloi kapjen nga Rilindja.

Deklaratat “entuziaste” të Genovefa Kalaveres, shefes së ONM, kanë qenë thjesht dhe vetëm alibi i kapjes së sistemit të drejtësisë dhe kanë dëmtuar rëndë integritetin e procesit.

BE në Tiranë me deklaratat pozitive artificiale dhe propagandistike në vend të kritikës së rreptë për degradimin e reformës ka shërbyer gjithashtu si alibi për një reformë që po degradonte haptas dhe ku faktet ishin pa fund qoftë për shumë anëtarë të KLGJ dhe KLP tashmë edhe për anëtarë të Vetingut.

Zero qendrime ka pasur BE në Tiranë për faktet flagrante që janë bërë publike dhe që rrënonin integritetin e Reformës në Drejtësi

Ndaj edhe Negociatat nuk hapen,pavarsisht nga sherbeti i Deklaratave të BE në Tiranë.

Shihni më poshtë faktet për anëtare të Vetingut të zgjedhur në shkelje të plotë me kriteret e ligjit.

Hajde hajde dhe në presim që këta të Vetingut japin vlerësime objektive për gjyqtarët e prokurorët e tjerë.

Përfundimisht “perla” e drejtësisë u shndërrua në një para’ kallpe.

1.Pse ONM nuk ka denoncuar këto skandaloze ndonëse kjo është detyrë e saj?

2.Pse ONM është pajtuar me një degradim të tille duke qenë në njohje të plotë të këtyre fakteve flagrante?

3.Pse BE në Tiranë nuk guxon të mbajë qendrim publik për këto skandale kaq të rënda?

4.Cila është arsyeja që mban peng BE-në, e cila vazhdon të fshehë fakte të tilla dhe vazhdon me deklarata propagandistike për gjoja suksesin ” madheshtor” të reformës?