Vasili: Dekriminalizimi, standard i panegociueshëm i LSI

vasili

Prononcimi për media i Zëvendëskryetarit të LSI-së z. Petrit Vasili

Vasili, Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur më herët një amendament lidhur me koncesionet e mëdha që po miratohen, konkretisht lidhur me laboratorët spitalor. Në fakt u bë edhe votimi në parlament dhe ne pakë qëndrimin që mbajti LSI, pro së fundmi kemi parë disa akuza drejt LSI-së. Çfarë komenti keni lidhur me këtë?

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj politik lidhur me një problem të caktuar që kishte të bënte me buxhetin e vitit 2017 dhe që kishte të bënte në mënyrë konkrete me koncesionin e laboratorëve për të cilin ne nëpërmjet amendamentit formësuan një qëndrim politik konkret i cili finalizonte një qëndrim politik sistematik të mbajtur prej kohësh.

Dhe sigurisht ky amendament u paraqit në Kuvend dhe u votua me insistimin tonë, pra për të pasur qëndrimin e qartë lidhur me këtë çështje. Dhe LSI në tërësinë e saj e mbështeti plotësisht një amendament të tillë dhe u mbështet edhe nga një pjesë e deputetëve të tjerë në sallë, ku besoj se shumica e tyre ishin të Partisë Demokratike.

Unë kam dëgjuar disa komente politike lidhur me këtë çështje, në mënyrë të veçantë komentet e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, z. Basha. Jam çuditur nga komentet e tilla, se nuk e kam kuptuar dhe e kam shumë të paqartë, por kjo është një detyrë e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës të sqarojnë që PD dhe Lulzim Basha janë në këtë realitet apo ndodhen në qiellin e shtatë. Ndodhen këtu në Shqipëri apo ndodhen në Holandë. Dhe kamë vërejtur dhe dua ta bëj të qartë që problem i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës nuk është LSI-ja, por oligarkia dhe çlirimi i saj nga trysnia e kësaj oligarike në mënyrë që ajo të ketë mundësi të jetë e qartë se ku ndodhet pasi pozicioni i saj është shumë i paqartë, jo me LSI-në, por me interesin publik. Pasi nisma jonë ishte një nismë që lidhej me një qëndrim ndaj interesit publik të cilin në vlerësimin tonë si LSI jamë krejtësisht indiferent përsa i takon çfarë mendon Partia Demokratike, ishte që këtu duhej mbajtur një qëndrim i caktuar për këtë çështje.

Ndaj në këtë raport ne kemi pasur një pozicion shumë të qartë. Është një pozicion i cili lidhet me pozicionin tonë politik për të mbështetur në tërësi buxhetin e shtetit dhe objektivat që ai i vë vetes dhe ky buxhet i ndërtuar mbi një aleancë politike në të cilën ne qartësisht e kemi mbështetur bazuar në marrëveshjen që kemi bërë në Shkodër në pranverën e vitit 2013. Pra ky është raporti ynë politik. Por e kemi pasur shumë të qartë dhe të pa negociueshëm që aleanca jonë me qytetarët dhe me interesin publik, është një aleancë që mbizotëron mbi të gjitha aleancat ku në çdo konstatim që ky interes publik, cenohet, rrezikohet dhe kërkon qëndrimin tonë, e kemi mbajtur dhe do ta mbajmë në mënyrë të prerë, krejtësisht në mënyrë të pavarur dhe të pa shqetësuar se çfarë mendojnë forca të tjera politike, apo dhe në rastin konkret Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj partie.

Sigurisht PD i duhet përfundimisht të qartësoj pozicionin e tyre, ku ndodhen dhe cili është raporti i tyre i vërtet me këtë interes publik. Por gjithsesi në të gjitha rastet është çështja e tyre. Edhe komenti im, deri në këtë pike, pra sigurisht duke ua lënë në mënyrë të plotë, sepse është në domenin e tyre të vendosin si të duan, të sillen si të duan, ta vlerësojnë, të mos ta vlerësojnë, të mos ta mbështesin me votë, të ikin nga votimi, të bëjnë si të duan, është vendim i tyre dhe nuk kam pse t’i komentojë. Por qëndrimi ynë është i prerë dhe i qartë, ky interes publik dhe kjo aleancë me qytetarët të cilët janë të shqetësuar për fatet e tyre, por janë shqetësuar edhe për interesin publik që ka lidhje direkt me ta, është një aleancë e cila prevalon dhe do të prevalojë mbi të gjitha aleancat e tjera.

Sa i takon raporteve politik, raportet tona politike kanë qenë dhe mbetet pro raporteve të ndershme politike. Kemi një aleancë politike në të cilën bëjmë pjesë të cilës i kemi qëndruar me korrektesë dhe me ndershmëri siç është në dimensionin tone. Dimension tashmë i cili është standard i ri në politikën shqiptare. Mbase nuk është standard i të gjithëve, por është standard i panegociueshëm i LSI-së. Po të njëjtën korrektesë kemi pasur edhe në marrëveshjen politike që kemi pasur me Partinë Demokratike. Urojë që ta bëjnë dimension të tyre të gjitha forcat politike pasi e bëjnë politikën më të pastër, e bën më transparente dhe e bën të qartë përpara qytetarëve se kush është i vendosur sinqerisht në raport me opinionin dhe me interesin publik, dhe kush bën sikur është në favor të këtij interesi.

Ky gjykim i qytetarëve të jeni të bindur që është një gjykim objektiv dhe shumë i ftohtë të cilin nuk e shmangin dot asnjëri dhe është në vlerësimin e tyre se cilët janë ata që në mënyrë konstante i kanë qëndruar rojë këtij interesi publik.

Ndërkohë do të donim edhe një qëndrim tuajin si kryetar i grupit të LSI lidhur me deputetin Shkëlqim Selami. Në media është publikuar e shkuara tij. Në fakt cili është qëndrimi i LSI-së për këtë ?

Lidhur me këtë çështje, sigurisht edhe unë jam njohur nëpërmjet medias. Unë si kryetar i grupit parlamentar nuk kam pasur asnjë informacion për rekorde të tilla që kanë të bëjnë me deputet të grupit parlamentar të LSI-së. Pra nuk kam pasur dhe nuk ka ekzistuar ndonjë informacion lidhur me këtë çështje. Por kjo nuk do të thotë asgjë pasi ne e kemi mbështetur me forcë që natën kur është bërë marrëveshja për dekriminalizimin dhe gjatë gjithë procesit të miratimit të ligjit, procesin e dekriminalizimit.

Dhe në këtë çështje, ky është një standard i panegociueshëm i yni dhe bazuar në një qëndrim të tillë, shumë të prerë dhe të rreptë, ne e mbështesim plotësisht Prokurorinë dhe të tëra agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, të cilat ligji i dekriminalizimit i ngarkon me këtë çështje, që të qartësojnë gjithçka që lidhet edhe me çështjen në fjalë, edhe brenda, edhe në agjencitë partnere jashtë vendit kudo ku duhet, dhe qëndrimi në përputhje me ligjin është qëndrimi ynë i vetë. Dhe ky qëndrim është në mbështetje të plotë dhe ligji i dekriminalizimit duhet të veprojë pa hezitim dhe fortë drejtë të gjithëve, duke filluar nga unë i pari dhe deri tek deputeti i 140 pasi ne e kemi pasur një standard tonin shumë të fortë në LSI. Zgjedhjet të vitit 2015 për pushtetin vendor provuan që LSI ishte një parti krejtësisht e pastër në rekorde të tilla. Por edhe nëse në të ardhmen do të konstatohet qoftë edhe një rast i vetëm apo më shumë, në çast ata janë njerëz që duhet të përgjigjen para ligjit. Nuk kanë të bëjnë më fare me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ligji duhet të veprojë në mënyrë të qartë dhe të rreptë. Kemi këtë bindje të fortë dhe të panegociueshme pasi pa një dekriminalizim të thellë, të fortë, të vërtetë nuk mund të kemi as një reformë në drejtësi që zbatohet si duhet, nuk mund të kemi as zgjedhje të mirë, të lira dhe të ndershme dhe nuk do të kemi as një shoqëri dhe politikë më të besueshme.

Ndaj duke marrë shtysë nga pyetja juaj, ky standard i yni është i qartë dhe i prerë. Inkurajojmë me gjithë fuqinë që ligji të bëj verifikimet shpejt dhe kushdo që rezulton që është i papërputhur dhe ka probleme me ligjin e dekriminalizimit, sigurisht që nuk është më pjesë e LSI-së pa asnjë diskutim, dhe organet përkatëse ta kryejnë detyrën e tyre me korrektesë dhe me thellësi duke i çuar të gjitha të vërtetave apo të gjitha të fakteve deri në fund për t’i zbardhur çështjen.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al