Përgjegjës për Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e votimeve moniste në Shkodër, i cili rezulton i dënuar në Itali, është vetëm kryeministri Edi Rama.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan ndër të tjera se, Edi Rama është edhe i inkriminuar edhe idiot politik kur thotë që ai vetë të rrijë dhe ky Valdrin Pjetri të ikë.

Postimi i plotë:

Edi Rama i dy “i”-ve, i inkriminuar dhe idiot politik!

Po mor po është vetëm e vetëm dhe askush tjetër përveç Edi Rames përgjegjës për këtë Valdrin Pjetrin.

Po teë kishte cipë dhe turp jepte dorëheqjen Edi Rama.

Po a ka cipë dhe turp Edi Rama? Jo se jo!

Kur Edi Rama me deficencën idiote të tij i çau dërrasat gjithë Shqipërisë me elegji për Valdrin Pjetrin, që do nxirrte Shkodrën nga drita në errësirë dhe shante opozitën a ishte po i njëjti?

Çfarë i paturpi dhe deficenti, se shkollëpak dihet që është!

Edi Rama është edhe i inkriminuar edhe idiot politik kur thotë qe ai vetë të rrijë dhe ky Valdrin Pjetri të iki.

Për të dyja duhet të largohet Edi Rama,por edhe qoftë edhe për njërën nga të dyja del dhe tepron.