Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shprehet se Edi Rama nuk është aspak i shqetësuar nëse krimi i organizuar luftohet ose jo, pasi atë e shqetëson kur jepen shenja se ky krim mund të luftohet.

“Po pse amerikanët janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafën??? Po pse e largoi??
Këtë shpjegim të qartë e shterues presin shqiptarët dhe jo imbecilet e qeverisë dhe ata mediatike, që mekën gazit gjithë dynjanë me petullat me ujë që shkruajnë jo u dekretua jo s’u dekretua Lleshi.”- shkruan Vasili në statusin e tij.

Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:

Edi Rama kundër SHBA për krimin e organizuar, po pse???
Edi Rama nuk është i shqetësuar asfare nëse krimi i organizuar luftohet apo jo.
Bile shqetësohet kur jepen shenja se mund të luftohet.
Bile është kriter negativ nëse ai luftohet.
Ambasada amerikane deklaron sot:
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri”.
Po pse amerikanët janë të kënaqur dhe Edi Rama jo, bile largon edhe Xhafën???
Po pse e largoi??
Këtë shpjegim të qartë e shterues presin shqiptarët dhe jo imbecilet e qeverisë dhe ata mediatike, që mekën gazit gjithë dynjanë me petullat me ujë që shkruajnë jo u dekretua jo s’u dekretua Lleshi.
Imbecilet lloj e lloj ashtu siç janë,të komisionuar bollshëm që të gjithë, sado që të spërdridhen duhet t’u thonë shqiptarëve se kë shkeli Xhafa në kallo që e bëri kryeministrin ta bëjë theror.
Sa për Lleshin po këta imbecile le të vazhdojnë t’i bëjnë avokatinë e plehrave dhe të kafes së policëve, pra të shesin hiç-in për diç dhe mbase ja bëjnë me qejf ngaqë ngjajnë shumë me njëri tjetrin.