Vasili: Gërmadhat që qeverisin Tiranën, provincialë arkaikë e me komplekse.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama lidhur me projektin e tyre për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Ai i cilëson si gërmadha provinciale që qeverisin dhe urrejnë Tiranën.

Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj.

Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre pa ditur se po i thellojnë ato.

Ndaj Tirana i përbuz këta dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat, por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan i flak dhe vetëpastrohet prej tyre siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë por edhe më e pastër.” – shkruan ndër të tjera ai

Postimi i plotë:

Germadhat provinciale, qe qeverisin dhe urrejne Tiranen!!!

Tirana eshte nje e tere.Tirana ka qene dhe mbetet perfaqesuese e atyre standarteve shoqerore,intelektuale dhe morale, qe e levizin perpara vendin.

Ç’jane keta kaqola, qe na e shpifen me keto numra idiotesh jo 200 mije andej po 800 mije kendej.

Keta gjithe diten kane pjese te broçkullave te tyre krahasimin me Romen.,Parisin, Londren,Vjenen, Barcelonen etj etj.

Po kane a degjuar keta kaqolet tane ndonjehere,qe ata burra e gra te mencur dhe pa komplekse, qe i drejtojne ato qytete ti ndajne qytetet e tyre ne:kaq mije njerez na duhen dhe kaq nuk na duhen.

Idiotesira te tilla vetem keta tanet ne Tirane mund ti nxjerrin nga goja.

Keta “budallenjte” e europes restaurojne me merak e dashuri cdo meter mur apo ndertese, qe mban gjalle memorien,kulturen e trasheguar dhe korpusin e vlerave intelektuale.

Ndersa keta bulimistet politike,qe qeverisin Tiranen shkaterrojne, e shkaterrojne,e shkaterrojne me hisyeri te papermbajtur.

Keta te kompleksuarit tane vuajne dhe nuk sherojne dot provincializmin e tyre arkaik,pa ngjyre,pa moral dhe plot urrejtje per Tiranen nuk behen e nuk behen dot qytetare te saj.

Keta duke u hakmarre ndaj Tiranes dhe duke shkaterruar trashegimine e saj u duket sikur do sherojne e qetesojne komplekset e inferioritet e tyre pa ditur se po i thellojne ato.

Ndaj Tirana i perbuz keta dhe perbuzjen nuk e percaktojne numrat,por germadhat provinciale te cilat Tirana i bluan i flak dhe vetpastrohet prej tyre sic ka bere ne dhjetra e dhjetra vjet,nga ku ka dale me e shndritshme dhe me e forte por edhe me e paster.” – shkruan Vasili në “Facebook”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al