Nën/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka komentuar në Facebook vendimin për heqejn e pasaportave diplomatike për lojtarët e kombëtares së futbollit duke thënë se është një marrëzi. Vasili shton gjithashtu se Edi Rama iu jargavitej kombëtares për të marrë ndonjë llokmë të lavdisë kur ata u kualifikuan në kampionatin europian.

POSTIMI I PLOTË

Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë Kombëtares Kuq e Zi turp dhe marrëzi!

Nuk kanë nevojë djemtë e shkëlqyer të Kombëtares për pasaportat diplomatike, por ka nevojë shteti për t’i dhënë vlerë asaj pasaporte.

Andi Lila me shokë ju jeni heronjtë tanë që mbrojtët simbolet në mes të Beogradit.

Dhe ky Edi Rama që i jargavitej Kombëtares kur kualifikohej në Europian që të rrëmbente ndonjë llokme lavdie. Turp e faqe e zezë.

P.S. Nuk besoj se ky Edi Rama do të ketë fytyrë t’i afrohet më Kombëtares pas këtij turpi që nuk shlyhet dot kurrë.