Nga Petrit Vasili

I pabesi dhe i pashpresi, që i vodhi Tiranës festën e Verës!!

Tirana ka njohur edhe pushtues,
edhe ordinerë, edhe të pavlerë, edhe të pashpresë, edhe të pabesë, por të tillë që t’i grabiste edhe festën Tirana s’kishte parë kurrë.

Shiu imagjinar i lagu trutë të pabesit dhe të pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me të cilën i pashpresi dhe i pabesi lëpijnë qeverinë e drogës dhe të kriminëleve.

Një i tillë i pabesë dhe i pashpresë, që shet kryeqytetin dhe vendos tu vjedhë edhe festat qytetarëve të Tiranës nuk u duhet hiç atyre.

I pabesi dhe i pashpresi i tradhëtoi qytetarët e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike që mund t’i mashtrojë dot ata.

Qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë të pabesin dhe të pashpresin, që guxoi tu vidhte dhe t’u shiste edhe festat.