Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka raguar me anë të një statusi në Facebook pas ngritjes së çmimeve nga ana kompanive telefonike duke thënë se qytetarët janë të pambrojtur sepse qeveria nuk flet asnjë fjalë.

Vasili shton se qeveria nuk ekizston për qytetarët, por ekiston për kompanitë e celularëve dhe se ky rast është një abuzim skandaloz me qytetarët.

Postimi i plotë

Kompanitë celulare rritje drastike të çmimeve, por Edi Ramës s’ja mban të flasë!

Kompanitë celulare rrisin çmimet.

Asnjë fjalë nga qeveria.

Qytetarët krejtësisht të pambrojtur.

Qeveria nuk ekziston për qytetarët, por vetëm për kompanitë e celularëve, që kanë rritur me 15- 20% çmimet e paketave dhe kanë dyfishuar çmimin e rimbushjes.

Asnjë fjalë, asnjë veprim, asnjë qëndrim nga qeveria për të mbrojtur dhjetëra mijëra qytetarë, që përballen të pafuqishëm me rritjen drastike të çmimeve, pa asnjë shpjegim.

Ky është abuzim i turpshëm dhe skandaloz me qytetarët.

Qeveria që kujdeset me “merak” që të mos ju preket asnjë lek koncesioneve dhe oligarkëve nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët.

Kjo po është KÇK, por për këtë Edi Ramës nuk ja mban të flasë.

Turp dhe neveri për qeverinë që hesht!