Vasili: Kosova, Ahtissari dhe kompromisi i pamundur me kufijtë

Nga Petrit Vasili

Pavarësia e Kosovës u ngrit mbi tri kolona të palëkundshme:

Mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe përfshirjes së tyre në betejën për Pavarësinë e Kosovës; Së dyti: mbi luftën dhe gjakun e UÇK-së; dhe së treti mbi pakon e Ahtissarit.

Kjo e fundit ishte pikërisht qasja mendjehapur ndaj komunitetit serb në Kosovë dhe garantimi i të drejtave shumë të gjera politike të përfaqësimit të tij, thuajse atipike, vetëm e vetëm si një element garancie për një bashkëjetesë të plotë dhe të standartit më të lartë europian.

Pako e Ahtissarit u konceptua edhe si një tërësi kompromisesh bashkëjetese, në dukje tepër të vështira për t’u pranuar nga Kosova, por që pranimi i tyre pati një rezultat madhor final:

Garancinë territoriale. Pra, thënë thjesht: garantimin dhe paprekshmërinë e kufijve të Republikës së Kosovës dhe konsakrimin Kushtetues të pakos së Ahtissarit.

Ky proces i hapur dhe garantues i lirive të gjera të minoriteteve në Kosovë brenda një integriteti territorial të konsoliduar e të paprekshëm ishte dhe kryevlera, që u investua në të gjithë procesin e njohjes së Kosovës nga shumë shtete të botës.

Sot prekja e kufijve është shembja e themelit të besimit të krijuar te Kosova dhe vetë procesi thellësisht demokratik i krijimit të saj, nga i gjithë opinioni mbarëbotëror.

Asgjesimi praktikisht i pakos së Ahtissarit nëpërmjet lojës me kufijtë do të vinte në lojë në mënyrë kritike ekzistencën e vetë Kosovës dhe do të devalorizonte keqas atë në sytë e gjithë botës dhe do ta bënte të parëndësishme për veten dhe për rajonin.

Pazari me kufijtë është vrastar për të ardhmen e Kosovës, por edhe për imazhin e shqiptarëve kudo në botë.

Gjithçka e fituar me gjak dhe mbi parime s’mundet kurrsesi të përfundojë në pazare, që amnistojnë “hallet” e kurrkujt.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al