Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaron se kriza politike në vend mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.

Në një postim në Facebook, Vasili thotë se keqqeverisja ka dëmtuar çdo institucion në vend dhe e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin janë zgjedhjet e parakohshme.

POSTIMI:

Kriza po shkatërron gjithçka zgjedhjet i vetmi shpëtim, të tjerat janë fjalë…. Kriza në Shqipëri po shkatërron gjithçka.

Krize shkatërrimtare përfaqësimi, e shtetit ligjor, e besimit, e kredibilitetit, ekonomike dhe sociale është kjo kriza e gjithanshme dhe me e rënda e pluralizmit, që po torturon vendin.

Çdo lloj hezitimi, takticizmi apo tërheqje përpara sakrificave të domosdoshme e të paevitueshme për zgjidhjen e menjëhershme të krizës është asgjë përpara efekteve të saj shkatërrimtare shumëvjeçare.

Rreziku i një krize pa kthim është një fakt, është një imperativë kritike dhe që kapërcen çdo lloj maxhorance. Kriza pa kthim duhet ndalur sot sepse dimensioni i saj është i tillë sa që çdo dritëshkurtësi do te ishte vetëvrasëse.

Rilindja ka gatuar një krize shumë të rëndë, që i leverdis vetëm asaj dhe qëllimeve të zeza të saj për të mbajtur në këmbë antishtetin, që e pasuron pa fund atë vete dhe dekurajon një popull të tërë duke i lënë si zgjidhje largimin e dëshpëruar jashtë vendit.

Përballja me krizën dhe rilindjen, që e prodhoi krizën është e pashmangshme. Çdo ditë e humbur do të thotë një ditë më shumë në favor të rilindjes dhe shpopullimit kombëtar duke krijuar përfundimisht Shqipërinë më të keqe, që nuk i duhet me askujt dhe asnjë njeriu normal, por vetëm gangsterëve që kane pushtuar sot qeverisjen e vendit.

Sot dhe vetëm sot të gjithë shqiptarët, që duan të shpëtojnë vendin, por veçanërisht të gjithë ata, që kanë përgjegjësinë te udhëheqin opozitën politike janë përpara një prove për ndershmërinë tyre edhe individuale ndaj interesave të vendit.

Asnjë alibi nuk mund të ketë për askënd në rast se nuk e ndalin krizën sot. Një ditë e humbur sot janë vite të tëra të humbura dhe të parikuperueshme nesër. Qeverisja e nesërme nuk mund të ndërtohet mbi një shkatërrim pa kthim sot, sepse do bënte të pavlerë e paefekt edhe qeverisjen që do të kishte qëllimet më të mira.

Shqipëria është sot si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën që sot, menjëherë dhe me çdo çmim ta shpëtojë nga vdekja dhe jo te qajë e vajtojë mbi kufomën e saj.

Ka vetëm një ilaç, ka vetëm një kurë, ka vetëm një mjekim ai është zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë. Shmangia nga ky mjekim i vetëm shpëtimtar, që janë zgjedhjet, do ta bënte bashkëfajtorë të gjithë…