Vasili: Kryefjala në Kosovë duhet të jetë liberalizimi i vizave

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili thotë se politika e Kosovës duhet të fokusohet te procesi i integrimit në BE dhe liberalizimi i vizave dhe jo në debate që sjellin probleme të tjera.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se Kosova duhet të shfrytëzojë momentin kur BE ka dhënë rekomandim pozitiv për vizat dhe të mos humbasë kohë në plotësimin e kushteve.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Kryefjala ne Kosove duhet te jete liberalizimi i vizave.

Pa asnje dyshim momenti,qe po kalon Kosova eshte shume i vecante,pikerisht nga ato momente,qe nuk vijne dy here ne jeten e nje vendi.
Rekomandimi pozitiv per liberalizimin e vizave per Kosoven i 18 korrikut te ketij viti ishte historik dhe jetik per te.
Ky rekomandim eshte konfirmimi i prioritetit madhor dhe te patjetersueshem te Kosoves drejt integrimit europian si shtet dhe i konfirmimit te gjithshkaje te arritur qe nga shpallja e pavaresise dhe jetesimi i pakos se Ahtisaarit.
Cdo ç’perqendrim nga ky proritet i integrimit europian,cdo debat tjeter i cdo natyre dhe aq me keq ai per shkembim teritoresh, jane praktikisht nje rruge e gabuar,pasi certifikimin e Kosoves ne te gjithe elementet e saj kushtetuese,teritoriale,te kontrollit te kufijve,
te funksionimit te shtetit ligjor dhe
te respektimit te te lirive dhe drejtave te njeriut tashme e beri Brukseli nepermjet Rekomandimit per liberalizimin e vizave per Shtetin e Kosoves.

Tani Kryefjala e politikes ne Kosove duhet te jete Europa, kryefjala e Kuvendit te Kosoves duhet te jete integrimi europian, kryefjala e qeverise se Kosoves duhet te jete liberalizimi i vizave, kryefjala e cdo qytetari te Kosoves qe ndihet i izoluar eshte levizja e lire.
Kjo kerkon pune te jashtezakonshme dhe perqendrim shume te madh nga te gjithe ne Kosove.
Shqiperia e ka kaluar kete proces i cili ishte i gjate dhe shume i komplikuar,por suksesi ishte unikal dhe historik sepse me ne fund u cliruam nga izolimi.
Kete presin me padurim te gjithe qe te ndodhe ne Kosove,por edhe kete presim edhe ne te gjithe ne Shqiperi.
Cdo devijim nga ky prioritet madhor eshte i demshem.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al