Vasili: Ku po shkojmë? Të reflektojmë sot, nesër do jetë shumë vonë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në facebook kërkon reflektim të menjëhershëm për situatën ku ndodhet vendi.

Sipas Vasilit sistemi i drejtësisë ka dekapituar, ekonomia është shkatërruar, se mungon dialogu politik, ndërsa janë shtuar trafiqet e krimi. Përpara shqiptarëve thotë Vasili rri si shpata e Demokleut një qorrsokak i errët, ndërsa pyetja e vetme që ka është: Ku shkojmë?

Postimi i Vasilit 

Ku shkojmë???

Shqipëria po përballet sot me destrukturimin institucional më të rëndë dhe më të rrezikshëm të saj gjatë gjithë pluralizmit.

Dekapitimi i sistemit të drejtësisë, pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë dhe pa ngritjen e qeverisjes së gjyqësorit pa KLGJ, pa KLP, pa Inspektorin e lartë të drejtësisë dhe pa KED.

Kaosi ekonomik është shkatërrimtar, sepse nuk ka model ekonomik se ku shkon vendi, sepse koncesionet dhe pastrimi i parasë kanë zaptuar ekonominë, sepse borxhi publik është tërësisht jashtë kontrollit, sepse investimet e huaja mungojnë tërësisht, ku bisneset shqiptare investojnë qindra milion euro jashtë vendit dhe sepse bisnesi i vogël po shkon drejt asgjesimit.

Dialogu politik është zëvendësuar nga qeveria me mekanizmin e shitblerjes së votave qoftë në zgjedhje qoftë pas tyre.

Klima sociale e grabitjes së pronës dhe e të drejtave bazë të qytetarëve është bërë shpërthyese.

Trafiqet dhe krimi i organizuar janë sot ato që mbajnë peng integrimin europian.
Emigracioni tragjik dhe largimi masiv i shqiptarëve kanë marrë një dimension të frikshëm, që ka tronditur edhe identitetin kombëtar të vendit.

Sistemet sociale bazike si shëndetësia dhe arsimi janë bërë sot një peshë që po ja thyen shpatullat shqiptarëve në vend se të jenë amortizatorë të tyre dhe të ekonomisë familjare të tyre.

E sotmja dhe e ardhmja e vendit janë më të rrezikuara dhe më të tronditura së kurrë më parë.

Ku shkojmë?

Moshapja e negociatave për anëtarësim në BE dhe shtyrja e tyre me një barrë kushtesh, që reflektojnë kaosin politiko-shoqëror të vendit dhe në një moment ku paqartësia e vetë Europës është më e madhe se kurrë bëjnë që pyetja: Ku shkojmë?, të qendrojë si shpata e Demokleut mbi kokën e çdo shqiptari.
Ku shkojmë?

Sot i qartë është vetëm qorrsokaku i errët që kemi përballë.

Zgjidhjet 24 orëshe propagandistike të qeverisë për të shtyrë vetëm disa ditë dhe javë janë vetëm thellimi pa kthim drejt skenareve akoma më të errët të një shpërthimi social shkatërrimtar të paevitueshëm që nuk do të kursente kërkënd.
Ku shkojmë?

Ose reflektohet sot ose nesër do të jetë shumë shumë vonë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al