Vasili: “Kuvendi i Shqipërisë ka kryer një proces thellësisht transparent, shembullor”

Lidhur me hedhjen e shortit për KED-in, zoti Vasili vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë nuk është institucioni që e interpreton hartimin e listave dhe interpretimi dhe përpilimi i listave, apo edhe ankimimi i tyre është përgjegjësi e secilit institucion përkatës.

“Kuvendi i Shqipërisë ka kryer, në bindjen time të plotë, një proces thellësisht transparent, shembullor,” tha ai, duke shtuar se e ka konsideruar këtë proces si një ogur të mirë për startimin e shpejtë dhe transparent të Reformës në Drejtësi.

“Kemi dy çështje për të qëndruar, së pari një provë e integritetit të procesit. Ky proces nuk është ankimuar nga dikush pasi të drejtën e ankimimit e kishte dhe e gëzonin të gjithë të interesuarit, dhe sigurisht kurrkush nuk mund t’i ndalte që mund ta bënin diçka të tillë dhe kjo është një provë shumë e fotortë dhe e pakapërcyeshme pasi ankimimet që vijnë nga të tjerët janë relativisht edhe të pa kuptueshme. Ndërsa përsa i takon pjesëve të tjera, më duket një debat post faktun, pasi edhe ligjet edhe dispozitat tranzitore dhe afatet e vëna në Kushtetutë me data, pasi në qoftë se ka evazitivite ligji, kjo nuk është as detyrë e Kuvendit të Shqipërisë dhe as institucioneve përkatëse,” tha ai.

Zoti Vasili nënvizoi se ka qenë detyrë e ligjvënësit që nëse do të kishte nevojë që të ishte më i qartë, më i gjerë në afate, “pasi ne jemi dëshmitar që disa afate janë shkelur për pamundësi objektive për tu ushtruar siç qe e drejta e Presidentit, këto janë atribute të ligjvënësit, nuk janë atribute të atyre që zbatojnë ligjin.”

Ministri theksoi se konsensusi reformën në drejtësi nuk vihet në diskutim në asnjë rast për një arsye shumë të thjeshtë, se “qoftë ngritja e Këshillit të Emërimeve, hedhja e shortit, etj, ishte një proces i cili u zhvillua në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të ligjit.”

“Interpretimet, ankimimet etj, apo sensibiliteti janë një çështje tjetër që nuk kanë lidhje me integritetin e procesit. Së dyti, edhe për Vetting-un besojë se jemi në rrugën e duhur. Kandidaturat të cilat duhet të paraqiten për të ngritur ONM kanë ardhur. Të pestë ekspertët, vëzhguesit, dy amerikan dhe tre evropian të cilët përmbushin plotësisht kërkesat e ligjit dhe të Kushtetutës së Shqipërisë,” tha ai.

Zoti Vasili tha se kërkesa ka qenë për një qartësim jo për këtë grup.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al