Vasili: Kuvendi një kooperativë e qeverisë, të anullohet votimi për Teatrin

Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për anullimin e votimit të ligjit për Teatrin, është rrëzuar nga Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Por për Petrit Vasilin, maxhoranca e katandisi kuvendin si kooperativë të qeverisë. Kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend, shkruan në një reagim në facebook se rivotimi i ligjit për Teatrin është i pakapërcyeshëm.

“Vodhi votat maxhoranca në kuvend për ligjin e teatrit, por thonë “që nuk vodhëm aq shumë sa nuk ndikon në rezultat”. Vetëm hajdutet mund ta thonë këtë. Vjedhin votat, por janë edhe idiotër, kjo ndodhi në parlamentin shqiptar kur manipuluan votat në votimin e ligjit për teatrin, por edhe pëllasin”,-shkruan Vasili.

Ndërsa për deputetin që votoi në vend të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, Vasili i drejtohet PS-së që të gjejmë se ku shkoi karta e votimit.

“Por idiotët të gjitha bënë sikur i panë, po se ku u zhduk karta e votimit të deputetit që votoi në vend të Tavos nuk e panë dot. Idiotër ku u zhduk karta, se as në tabulatët e votimit si del emri gjëkund, as që votpi as s’votoi. Kur s’gjeni dot mes vetes tuaj as ku e ka futur, ku e ka fshehur, ku e ka hedhur, ku e ka lënë rrugëve kartën ai që votoi për Tavon, do të thotë se jeni sagllam idiotër. Ai që votoi s’di ku ka kartën, ndërsa idiotët e palodhur i gjejnë shpjegimin. Kështu është kur ju merr truri ujë”,-shton më tej kreu i grupit të deputetëve të LSI-së në kuvend.

Kërkesa e LSI-së është anullimi i votmit të lejon shembjen e Teatrit Kombëtar. “Anullimi i këtij votimi turpi, dhe përsëritja e votimit është më e pakta që duhet të bëjnë në këtë parlament të shkatërruar proceduralisht, dhe që është shndërruar në kooperative të qeverisë”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al