Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar për lajmet ku përmendet LSI-ja në lidhje me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Sipas Vasilit, LSI-ja nuk ka kërkuar të ketë asnjëherë anëtarë në këto dy Gjykata të rëndësishme për shtetin.

”Çdo lajm idiot që pretendon se LSI-ja ka kërkuar të ketë anëtar në Gjykatën Kushtetuese në rastin më të mirë është debilitet dhe në rastin më të keq është kapje poshtëruese nga qeveria. Edhe dokumentet e cituara s’kanë asnjë lidhje me asnjë kërkesë të LSI për anëtarë në Kushtetuese por kanë qenë thjesht propozime në kuadrin e Reformës në Drejtësi”.

Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI-së ka nënvizuar se Gjykata Kushtetuese kishte treguar integritet të lartë dhe paanësi dhe nuk kishte arsye që ajo të shpërbehej dhe të lihej vendi pa Gjykatë. ”Është e qartë që kapja dhe supa e rilindjes i detyron disa të flasin si idiotë por në asnjë rast kjo nuk është meritë por neveri”.

Postimi i plotë:

LSI nuk ka pasur kurrë dhe as ka kërkuar të ketë asnjëherë anëtarë as ne Gjykatën Kushtetuese dhe as në Gjykatën e Lartë.

Çdo lajm idiot që pretendon se LSI ka kërkuar të ketë anëtar në Gjykatën Kushtetuese në rastin më të mirë është debilitet dhe në rastin më të keq është kapje poshtëruese nga qeveria.

Edhe dokumentet e cituara s’kanë asnjë lidhje me asnjë kërkesë të LSI për anëtarë në Kushtetuese, por kanë qenë thjesht propozime në kuadrin e reformës në drejtësi.

LSI ka nënvizuar se Gjykata Kushtetuese kishte treguar integritet të lartë dhe paanësi dhe nuk kishte arsye që ajo të shpërbehej dhe te lihej vendi me vite pa Gjykatë Kushtetuese.

Është e qartë qe kapja dhe supa e rilindjes i detyron disa të flasin si idiotë, por në asnjë rast kjo nuk është meritë, por neveri.