Vasili: LSI votë pro Reformës në Drejtësi

petrt vasiliNë përfundim të mbledhjes së Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se LSI do të votojë pro Reformës në Drejtësi.

Sapo përfunduam siç u njohët edhe nga komunikimi i z. Xhafaj, mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ku proçedurialisht u përfunduan të gjithë procedurat të cilat na bëjnë gati për seancën tepër të rëndësishme të datës 21 korrik.

Sigurisht ky është një moment edhe politik për të rikonfirmuar qëndrimet tona dhe në këtë mundësi të komunikimit me ju, ju rikonfirmoj edhe njëherë atë që kam bërë të qartë sistematikisht edhe në ditët e mëparshme, që Grupi parlamentar i LSI-së do të votojë pro draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitura dhe të cilat janë miratuar tashmë dhe nga komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi.

Në këtë moment të veçantë është për të vënë në dukje një progres i rëndësishëm, thelbësor drejt konsensusit dhe pikërisht në funksion të këtij angazhimi maksimal për këtë konsensus dhe të angazhimit maksimal të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, ka pasur sot pak më parë një komunikim të gjatë telefonik të z. Meta me Komisionarin për Zgjerimin e BE-së z. Hahn ku u bashkënda përpjekja e përbashkët për realizimin e një konsensusi i cili është tepër i rëndësishëm për soliditetin dhe jetëgjatësinë e kësaj reforme të projektuar për një shtrirje të saj në 10-vjeçar së pari.

Dhe së dyti, si një reformë e cila garanton qartësisht stabilitetin e vendit, i cili është i rëndësishëm dhe madhor jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe për rolin e veçantë dhe stabilitetin e rajonit pasi të gjithë e dinë, ne dhe partnerët ndërkombëtar, rolin e veçantë të Shqipërisë në rajon.

Besoj që orët që vijnë janë orët që po formësojnë, sigurisht mbas një procesi të gjatë, të vështirë, të komplikuar edhe gjerësisht të debatuar, por pavarësisht nga këto, po shkojmë në një rrugë që është një rrugë pozitive e cila formëson konsensualitetin e shumëpritur dhe sigurisht na realizon atë reformë për të cilën në kemi pasur një bindje të plotë që duhet të ishte konsensuale. Duhet të respektonte në mënyrë të qartë dhe të plotë kornizat e Komisionit të Venecias dhe të formësonte atë sistem të ri drejtësie që qytetarët e presin, por njëkohësisht edhe procesi shumë i rëndësishëm i integrimit evropian e ka si një element kyç të tij.

Pra,mbas këtij miratimi konsensual, edhe i japim një shembull të ri pozitiv të një kohezioni politik politikës shqiptare për një çështje madhore, dhe njëkohësisht i japim mesazhin tjetër shqiptarëve, që politika shqiptare, pavarësisht debateve edhe konfliktualitetit dhe mosbesimit, di të gjejë forcat dhe të dalë mbi to dhe për interesin e madh të Shqipërisë di të realizojë një proces kaq të rëndësishëm dhe shpresëplotë për të ardhmen e shqiptarëve.

Z. Vasili, z. Xhafaj deklaroi që shpresoj që të jetë mbledhja e fundit, por se nuk do të jetë mbledhja e fundit e këtij komisioni?

Besoj se ka qenë një komunikim korrekt i z. Xhafaj pasi ju e dini që ndërkohë dy momente të vogla, për pikëpamjen time, janë akoma në negocim e sipër. I quaj të vogla pasi duke e vlerësuar tërë procesin shumë të gjatë dhe shumë të komplikuar të reformës, jemi besoj në momente të cilat ka mundësinë e plotë të zgjidhjes. Janë të kapërcyeshme. Vullneti është demonstruar gjerësisht që është një vullnet i ri për konsensus dhe ju thashë në mënyrë të veçantë edhe angazhimet e minutës së fundit, pra të një niveli tepër të lartë politik, siç është edhe angazhimi i Komisionerit Hahn.

Ju kujtoj edhe angazhimin e djeshëm, të mëparshëm të z. Fleckenstein etj, kanë qenë influenca shumë pozitive në mënyrë që ky konsensualitet të eci përpara duke lënë mënjanë mosbesimet, për t’i hapur rrugën një reforme e cila implementohet shpejt dhe ku frytet e saj në radhë të parë dhe mbi të gjitha i gëzojnë shqiptarët.

Ndërkohë opozita mungoi z. Vasili në mbledhjen e sotme të komisionit?

Besoj që nuk duhet të qëndrojmë në këtë çështje pasi opozita, siç ju e dini, ka marrë pjesë aktive edhe jo më larg se mbrëmë me negociatorët e saj në funksion të zgjidhjes ku edhe mbrëmë ka pasur një progres substancial për këtë çështje. Pra pavarësisht mosqenies së saj në komision, të qenies të saj aktive në të tërë procesin politik dhe konstruktiviteti për të ecur në rrugën e konsensualitetit është i dukshëm dhe evident.

Një nga nenet që është hequr është diskrimimi gjinor në mos gaboj?

Ka pasur një vendim unanim të komisionit për të evituar çdo keqkuptim pasi puna e komisionit ishte përqendruar në çështje që kishin të bënin me reformën në drejtësi. Ka pasur një vendim unanim të komisionit që çështje që dilnin jashtë mandatit të komisionit të mos shqyrtoheshin në këtë draft-ndryshimesh, por të trajtoheshin në momente të tjera kur do të kishte objektiva të tjera për të realizuar nga komisione të tjera në rast se do të ishte e nevojshme.

Negociatat do të vijojnë ditën e sotme?
Nuk di t’ju them momentin, por procesi i ngjizjes së konsensusit është intensiv. Besoj i shëndetshëm, pasi vullnetet janë tashmë publike dhe të shprehura dhe besoj që jemi dhe afër zgjidhjes më pranë se asnjëherë më parë në gjithë këtë, gati më shumë se një vit e gjysmë të këtij procesi të reformës.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al