Vasili: Maxhoranca zhbëri reformën konsensuale në drejtësi të 21-22 korrikut dhe Komisionin e Venecias, për të kapur sistemin.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se maxhoranca zhbëri Reformën konsensuale në Drejtësi. Në një postim në facebook, Vasili shkruan se Kryeministri Edi Rama, me ndihmën e të huajve dhe të diplomatëve, ka kapur sistemin e Drejtësisë, duke hedhur poshtë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Maxhoranca zhbëri reformën konsensuale në drejtësi të 21-22 korrikut dhe Komisionin e Venecias,për të kapur sistemin.

Maxhoranca ka nxjerrë tërësisht Reformën në Drejtësi nga konsensualiteti i cili ishte dimensioni i vetëm garantist për një reformë dhe sistem drejtësie afatgjatë, të paanshëm,

gjithëpërfshirës, të bazuar vetëm në kushtetutë e në ligj dhe të besuar gjerësisht nga shqiptarët. Komisioni i Venecias i cili ishte gjithashtu garanti i integritetit juridik të reformës përcaktoi rrugën e qartë, dimensionet e reformës por edhe vijat e kuqe që nuk duheshin shkelur kurrsesi dhe për asnjë shkak.

Shkelja e kushtetutës dhe deformimi i ligjeve nga maxhoranca në funksion të kapjes së sistemit, kjo është rruga e keqe në të cilën e futi reformën kjo maxhorancë. Për fat të keq pjesë e kësaj strategjie të ligë të kapjes së sistemit u bënë edhe disa të huaj, diplomatë apo misione asistencë.

Sot është përsëri dita tu kujtojmë çfarë ka sugjeruar me forcë Komisioni i Venecias që në vitin 2016, përpara se reforma të miratohej me 140 vota në Kuvend. Duke lexuar ç’ka kërkuar Venecia kushdo qoftë në maxhorancë apo në misione të huaja do kuptojnë fare qartë në shqip dhe anglisht, se në ç’gjendje kritike ka hyrë Reforma në Drejtësi, situatën

antikushtetuese dhe antiligjore në të cilën ajo ndodhet, ndërkohë që sistemi është dekapituar me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe pa KLGJ, pa KLP e Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe me KED të bllokuar që llimisht.

Lexoni cfare thoshte e kerkoi Venecia ne 2016:

1.Komisioni i Venecias ka ripërsëritur kërkesën per konsensus politik mes mazhorancës dhe opozitës, për të shmangur kapjen politike të sistemit të drejtesisë (parag. 13 dhe 88).

2.Përfshirja e opozitës konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias për përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e opozitës, duke përdorur shumicë të cilesuar apo metodë tjetër (parag. 14 dhe 17).

3.Komisioni i Venecias kërkon perfshirjen e opozitës për zgjedhjen e antarëve të Gjykatës Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama që kërkon që anëtarët të zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregulli që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).

4.Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar përfshirjen e opozitës. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)

5.Komisioni i Venecias ndryshe nga ç’parashikon drafti i qeverisë rekomandon që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre. (parag. 66)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al