Kreu i LSI Petrit Vasili ka reagur me një status në Facebook për gjithë situatën e krijuar, ku sipas tij fajtori i vetëm për 51 viktimat nga tërmeti, është Rama dhe neglizhenca e tij ndaj dëmeve të ndodhura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Postimi i plotë:

Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin është rivrasja e 51 viktimave te 26 nëntorit!!

Zbardhja e tragjedisë se 26 nëntorit fillon nga hetimi i përgjegjësise penale te Kryeministrit për tërmetin e 21 shtatorit!!

Kryeministri Edi Rama është sot nen akuze direkte pas tërmetit shkatërrimtar te 26 nëntorit.

Ky termet i 26 nëntorit ishte kronike e nje fatkeqësie te paralajmëruar, qe ne 21 shtator kur tërmeti shume i rende goditi vendin.

Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka deklaroi publikisht ne 23 shtator se 915 banesa u dëmtuan.

Situata pas 21 shtatorit ishte tepër e rende, sepse ky ishte tërmeti me i rende i 30 vjetëve te fundit.

Megjithatë pas 21 shtatorit nuk u mor asnjë mase, e cila mund te evitonte mjaft humbje jetësh njerëzore ne 26 nëntor.

Kryeministri është sot nen akuze sepse ishte përgjegjësia e tij direkte te merrte masat e detyruara me ligj,qe do te evitonin humbjen e shume jetëve njerëzore ne 26 nëntor ndaj ai duhet te përgjigjet sot përpara drejtësisë sepse :

  1. Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore megjithëse vendi u përball me një katastrofe te jashtëzakonshme ne 21 shtator.
  2. Nuk izoloi ndërtesat e dëmtuara rende dhe tepër te rrezikuara.
  3. Nuk evakuoi banoret nga ndërtesat e dëmtuara dhe për pasoje tepër te rrezikuara për jetën e qytetareve.
  4. Nuk mobilizoi një ekspertize ndërkombëtare te kualifikuar për evidentimin e ndërtesave të dëmtuara rendë.
  5. Nuk mori asnjë mase për plotësimin e Rezervave te Shtetit me të gjithë materialet e nevojshme për përballimin e situatave te tilla.

6 .Nuk ju drejtua për ndihme asnjë shteti apo institucioni ndërkombëtar për plotësimin dhe gadishmërinë ekipeve te shpëtimit, qe rezultonin ne nje gjendje te mjere.

  1. Nuk ngriti Agjencinë Kombëtare te Emergjencës Civile e cila nuk ishte ngritur fare përpara 21 shtatorit edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar qe me pare dhe u ngrit ne 27 nëntor pas tërmetit te dyte te tmerrshëm.
  2. Nuk u morën fare ne konsiderate nga kryeministri dhe nuk u be asgjë lidhur me kërkesat e qarta dhe te drejtpërdrejta te Presidentit për gadishmërinë e përballimit te situatave emergjente nga tërmeti si edhe ato te datës 23 shtator,kur u kërkua vlerësimi i ndërtesave dhe kërkesa për ndihme Agjencisë Atomike.

Prokuroria shqiptare sot është përballë një përgjegjësie të rënde sepse:

  1. Akoma nuk ka filluar hetimi për mosveprimet e kryeministrit lidhur me katastrofën e 21 shtatorit.
  2. Ka lejuar prishjen e banesave pa përfunduar deri ne fund hetimi i tyre duke krijuar terrenin për prishjen dhe fshehjen e provave.
  3. Nuk ka filluar hetimin për veprimet dhe mosveprimet e kryeministrit lidhur me tërmetin e tmerrshëm te 26 nëntorit.

Prokuroria po behet një bashkëfajtore e hapur dhe do te përgjigjet edhe ajo për çdo vonese.

Te gjithë e njohin ligjin dhe te gjithë po shënojnë gjithçka.

Fshehja e Fajtorit dhe e te vërtetave është rivrasja e dyte e 51 qytetareve te pafajshëm qe humben jetën ne 26 nëntor.