Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë për fshehje të të dhënave reale për personat e sëmurë më koronavirus. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se ndalimi i laboratorëve privatë për të kryer analiza është shkelje ligjore dhe strategji e qeverisë për të mos treguar numrin real të të prekurve.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Pengimi i testimi të coronavirusit nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm dhe për të fshehur të vertetën!

Testimi i gjerë i popullatës për coronavirusin është kërkuar publikisht nga Organizata Boterore e Shëndetesisë që ka theksuar si strategjinë me efikase: “TestimTestimTestim.”

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar situatën dhe për të penguar përhapjen.

Eshtë fakt, që shteti në Shqipëri realizon një numër shumë shumë të kufizuar testimesh, i cili është shumë shumë larg nevojave për testim të gjerë.

Nderkohë shteti në vend te promovoje e stimulojë me te gjithë forcën dhe mundësitë e tij edhe laboratore të tjera për ta berë testimin, përkundrazi jo vetëm i pengon por edhe i kërcënon ato.

Çdo laborator publik ose privat, që ploteson kushtet duhet të lejohet të kryeje testimin.

Kete e lejon fare qarte “LIGJI Nr. 15/2016
“PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.

Ligji lejon diagnostikimin per semundjet infektive nga te gjitha strukturat ku

Neni 9 pika 3 sakteson:

“3. Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me qëllim përcaktimin e
diagnozës, e kryejnë institucionet shëndetësore publike e jopublike të licencuara, sipas
legjislacionit në fuqi për licencimin”.

Per cdo rast te konstatuar pozitiv percaktohet ne ligj detyrimi per ti raportuar ne Sherbimin Kombetar te Inteligjences Epidemike qe hetojne rastin ose vatren eventuale.

Ja ç’thote Neni 5:
“Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive
1. Sëmundjet infektive janë objekt i raportimit periodik dhe të detyrueshëm. Ministri
përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, listën e sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit
përkatës për raportimin në mënyrë të detyrueshme nga institucioni publik apo jopublik
shëndetësor në organet përkatëse.
2. Çdo institucion publik apo jopublik raporton tek organet përkatëse, të përcaktuara nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë për:
a) çdo infeksion, i cili, sipas tij, paraqet apo mund të paraqesë dëm të rëndësishëm.”

Për këto arsye pengimi i testimit të coronavirusit edhe nga laboratore të tjera është pa asnjë diskutim një veprim i qëllimshëm për të mbuluar realitetin dhe pa asnjë bazë ligjore.