Nën/kryeatri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me raportin e OSBE – OHDIR për votimet e 30 qershorit, ku është shprehur se Shqipëria nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur me këtë tufë banditësh që kanë rrëmbyer qeverisjen e vendit.

Sipas Vasilit, nuk mundet me që të lihet Shqipëria në duart e një sharlatani politik si Edi Rama, i cili shkatërroi imazhin dhe rrënoi ekonominë e vendit.

“OSBE foli tani është radha jonë….”

Statusi i Plotë

OSBE foli, 30 qershori ra, tani përpara të shpëtojmë vendin!!

Shqipëria nuk ka më asnjë minutë kohë për të humbur me këtë tufë banditësh që kanë rrëmbyer qeverisjen e vendit.

Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulën e zezë votimeve moniste kriminale të 30 qershorit.

Është misioni i çdo qytetari dhe opozitës që të jenë në këmbë ditë e natë për të shpëtuar vendin.

Maskarenjtë që kërcenojnë qytetarët me vendin e punës dhe deri edhe heqjen e ndihmës sociale janë një turp që duhet shkulur me rrënjë.

Nuk mundet me që të lihet Shqipëria në duart e një sharlatani politik si Edi Rama, i cili shkatërroi imazhin dhe rrënoi ekonominë e vendit.

Gjithë bota tashmë e di që Shqipëria është zaptuar nga një klikë horrash, të cilët e kthyen vendin më mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as për kushtetute, ligj, kode e rregulla, por thjesht pyet për atë që ju duhet dhe u intereson kriminelëve banditëve trafikantëve të të gjitha llojeve e sojeve.

Çdo veprim për të mbrojtur vendin nga pushtuesit në qeveri është detyrim dhe legjitim.

Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama është krimi më i rëndë ndaj të sotmes dhe të ardhmes së shumë brezave ndaj detyra e mbrojtjes së zgjedhjeve të lira ecte ndershme është e shenjtë.

OSBE foli tani është radha jonë….