Intervista e Nën/Kryetarit të LSI-së Petrit Vasili për FAX News

Vasili për FAX News: Teatri zemra e këtij qyteti, qeveria do të rrëmbejë 250 milion euro

Qeveritarët të mbështetur edhe nga këto institucionet e policisë që i komandojnë sigurisht, fatkeqësisht disa kriminelë është dhe një pjesë e mirë e policisë të cilët janë disa rrogëtarë që i venë përpara këta dhe i kërcënojnë me bukën e gojës, janë vërvitur këtu si çakejtë mbi copën, për këta nuk është teatër kombëtar është thjesht dhe vetëm një copë tokë e cila prodhon qindra milionw euro, e cila duhet rrëmbyer dhe duhet shkulur rrënja e këtij aktiviteti. Unë jam 60 vjeç burrë, kjo është zemra e këtij qyteti, unë jam lindur dhe rritur këtu kjo është zemra, pra në këtë moment këtu po luftojmë ti shpëtojmë zemrën qytetit. Duan t’ja shkulin kusarit e t’ja bëjnë copa-copa kjo është asgjë më shumë.

-Presidenti i Republikës ka lajmëruar një konferencë në orën 13:00 në një deklaratë komunikim për mediat për sa i përket kësaj çështjeje, nga ana e Lëvizjes Socialiste Për Integrim a do ketë mbështetje dhe mobilizim me qëndrestarw në qoftë se do vendoset qëndresw 24 orë?

Lëvizja Socialiste Për Integrim nuk diskutohet që është në një mbështetje të padiskutueshme. Unë këtu jam si një nga drejtuesit e LSI-së dhe me shumë e shumë të tjerë që ndodhet brenda dhe jashtë territorit, por këtu në radhë të parë, përpara se të jemi anëtarë, mbështetës, drejtues të LSI-së ne jemi si qytetarë. Unë këtu në radhë të parë jam qytetari Petrit Vasili që po i vjedhin, po i grabisin, po i plaçkisin qytetin dhe pastaj jam politikani Petrit Vasili. Kjo është për mua një çështje shumë më e dhimbshme se politika vetë. Kjo është çështje e ekzistencës se çfarë qyteti do t”i lë djalit tim, nipërve të mi, etj.
Do i lë një qytet me zemër të shkulur se disa maskarenj dhe disa kusarë të babëzitur, të çmendur dhe të kriminalizuar rrëmbyen çdo gjë dhe ikën dhe si vandalët dhe si hunët dikur që plaçkisin Romën dhe këta po i plaçkisin zemrën këtij qyteti. Kaq e qartë është kjo histori, kështu që ju lutem mos e bëni për forcat politike, nuk diskutohen forcat politike që janë këtu. Këtu në radhë të parë janë qytetarë. Unë shoh dhe kryetarin e PD-së, i cili është qytetari Lulzim Basha që ka lindur në këtë qytet, para se të jetë kryetar I PD-së.
Prezenca në teatër ka qenë politike.
Kjo vetëdije më mban këtu, që të mos lëviz kurrë, kjo është një vetëdije që i kalon të gjitha vetëdijet e tjera. Dhe qëndrimin që pashë nga mediat që Presidenti i Republikës ka bërë. Presidenti i Republikës, të jeni të bindur, mbron në këtë rast Kushtetutën dhe institucionin e tij, por dhe Presidenti i Republikës është një qytetar i thjeshtë i Tiranës, që i dhëmb dhe atij si qytetar, por ka dhe autoritetin kushtetues që ja jep dhe i lumtë dora që e bën një gjë të tillë, që e përdor Kushtetutën në të mirë të qytetarëve dhe të vendit, por dhe të gjithë qytetarëve që po iu rrëmbejnë pronën e përbashkët. Ne po mbrojmë pronën këtu, nuk është teatri këtu është shtëpia, është shtëpia e artistëve sepse është për ata, por kemi edhe një pjesë këtu dhe ne sepse është një kontribut, një pronë e përbashkët, ata luajnë në skenë, por jemi ne në sallë, nuk jetojmë dot pa njëri tjetrin.
Sipas jush pse qeveria këmbëngul me mobilizim forcash policie?
Asnjë gjë tjetër, qeveria ka 250 milionë euro këtu që do të rrëmbejë, nga të cilat ka një pjesë shumë të madhe për vete dhe kusarët duan të fusin paratë në xhep dhe pjesën e tyre e kanë marrë paradhënie dhe duan ta justifikojnë duke e përdorur si mish për top.