Vasili: Pika 88 nuk mund të mbajë peng ‘Drejtësinë’, jemi pro referendumit

Petrit VasiliKreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi sot se kriza absurde për rekomandimin 88 të ‘Venecias’ nuk mund të mbajë peng reformën në drejtësi. Në një konferencë para mediave në emër të LSi, Vasili theksoi se kjo forcë politike shpreh pakënaqësinë e saj për mosrealvizimin në kohë të kësaj reforme, pasi ajo duhet të ishte miratuar para 2 muajsh. “Ky ka hyrë reforma në drejtësinë dhe ecurinë e saj. Vlersoj se kriza absurde e rekomandimit 88 nuk mund të vazhdoj të mbajë peng reformën në drejtësi. Megjithëse siç duhet procesi i reformës bë drejtësi ka nisur në një kohë të gjatë. LSI shpreh pakënaqësi të saj për mosrealizimin e reformës 2 muaj më parë.”, tha Vasili.

Nga ana tjetër, Vasili theksoi se është një sukses i madh fakti që opozita deklaron se do ta votojë këtë reformë, ndërsa tha se kërkesa e vazhdueshme e PD për moskapjen e institucioneve është parim i saj.

“Pasi opinionin final ishte në tryezë. Kjo zvarritje është e papranueshme, dhe jo vetëm mund të dështojë të mirat e reformës, por në rast se këto të mira do arriheshin pa opozitën rrezikonin legjitimitetin e reformës. Është një fakt evident. E kërkojnë partneritet ndërkombëtar dhe të ardhmen e Shqipërisë Evropiane. Opozita është përbetuar politikisht se do ta votojë reformën dhe unë besoj se ky është një sukses, pasi ka pranuar ndryshimin e thellë dhe rrënjësor të sistemit aktrua të dështuar të drejtësisë. Opozita institucion në një çështje të vetme; për moskapjen e institucioneve dhe është parim i drejtë i saj të kërkojë. Dua t’ju rikujtoj se Komisoni i Venecias është i vetmi institucion që mund të përcaktoj standardet ndërkombëtarisht të reformës, apo siç thuhet siç është termi; vijat e kuqe të reformës.”, tha Vasili.

Vasili tha se dy forcat politike duhet t’i japin fund përsëritjes së të njëjtave konferenca shtypi, duke u shprehur se PD duhet t’i kërkojë Brukselit që të shprehet hapur lidhur me pretendimet e tyre. Sipas Vasilit, është e domosdoshme që të gjithë faktorët në Shqipëri të kenë garanci nga Brukseli se procesi që pason nga reforma do të jetë i sigurt.

“I duhet dhënë fund përsëritjes së të njëjtave konferenca shtypi, që ruajnë të njëjtat distanca të pakalueshme. PD duhet t’i kërkojë vetë ajo BE të shprehen lidhur me pretendimet e opozitës, dhe të përpiqet të gjejë një dialog me mazhorancën për këtë pikë që po bllokon procesin. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e pranueshme për gjithë spektrin politik, atëherë do të jetë e nevojshme ndërmarrja e hapave të njëanshëm. kjo do çojë në ndërprerjen e dialogut politik. Por ne duhet t’u japim garanci të plota shqiptarëve, se ky hap do të çojë në hapjen e negociatave në mënyrë të sigurt”, tha Vasili .

Vasili tha se edhe pas zgjidhjes së pretendimit të PD për pikën 88, kjo forcë mund të mos ta jepte konsensusin. Ndaj ai hodhi idenë edhe të një referendumi për ndryshimet kushtetuese.

“Lidhur me rekomandimin 88, opozita dhe pas zgjidhjes së këtij pretendimi do të vazhdonte të ishte reflektuese, të mos ta jepte konsensusin e saj. Ne jemi për një referendum drejtuar shqiptarëve për ndryshimin e Kushtetutës. ky është një vlerësim i yni politik, lidhur me ecurinë e reformës. Duhet të kujtojmë se jemi në një krizë kohe, pasi minutat janë të çmuara. Koha e përdorur dhe e shpërdorur është në kurriz të procesit”, tha Vasili.

Rekomandimi 88 ka mbërthyer reformën në drejtësi, por ish-ambasadori i SHBA Ryerson i ka drejtuar një letër deputetëve të PD, a keni ju një koment? Nëse PD nuk sjell asnjë amendim ditën kur drafti do shkojë në Kuvend, a do e votojë LSI?
Ne vetëm nga Ryerson nuk presim këshilla për reformën në drejtësi. korrekt do të ishte një ndjesë e tij për sjelljet e tij jokorrekte, shantazhuese ndaj opozitës të vitit ’92. U kthye në një zëdhënës të opozitës në atë kohë. në atë kohë pati edhe dhunimi të opozitën. Ishte Berisha dhe Ryerson, që kanë “bërë reformën e plepave”, pasojat e së cilës kanë sjellë drejtësinë në këto kushte ku jemi sot. Ryerson duhet të ishte i fundit që të jepte këshilla për reformën në drejtësi. dhe i pari që nuk duhet të rreshtte se kërkuari ndjesë për situatë ku u futën shqiptarët. ky ambasador vite më parë në emër të antikomunizmit nxiti krijimin e një republike totalitare. nuk mundet që sot të rikrijojë një republike të re totalitare dhe të dëgjomë këshillat e Ryerson për zgjidhjen e radhës. administrimi me ekonomi i pensioni të tij do ë ishte veprimi më i mirë, pasi raportet e tij me politikën mbeten ogurzeza.

Për pyetjen e dytë besoj se kam shteruar në pjesën e parë të bisedës. LSI ka miratuar në tërësi dhe nen për nen draftin e paraqitur, ku është lënë edhe hapësira për zgjidhjen në lidhje me diskutimet për pikën 88. por është kuvendi ai që do të vendosë. është e domosdoshme që të gjithë faktorët në Shqipëri të kenë garanci nga Brukseli se procesi që pason nga reforma do të jetë i sigurt.

Keni një kërkesë për kryeministrin Rama për rekomandimin 88. nëse sot do ishte afati i fundit për negociatat, 20 votat e LSI si do ishin?
Ky është qëndrimi i pavarur i ndërkombëtarëve. Kryeministri Rama s’mund ti kërkojmë asgjë. Ai ka thënë qartë se këto vija të kuqe janë vënë nga Brukseli. Ai është shprehur qartë se nëse Brukseli ka qëndrime apo vë vija të kuqe, ai zbaton vullnetin e tij. S’do i takon votat e LSI ju e keni të njohur qëndrimin e LSI. E kemi konfirmuar vendimin e LSI pak ditë më parë, qëndrim pozitiv dhe mbështes për reformën në drejtësi. Mund të krijojmë dhe një tensionim në politik, ndaj garancitë duhet të vinë nga Brukseli. Ky është një raport politik që ka politika me shqiptarët, duam të arrijmë një objektiv të ri. Nëse nuk miratojmë reformën, procesi i integrimit do jetë në vend. Ndaj është kërkuar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës.

Ju i mëshoni konsensus a ka një sugjerim se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët për zgjidhjen e kësaj situate?
Praktikisht në Tiranë kjo çështje rezulton një çështje e pazgjidhur. Meqenëse Rama tha se vijat e kuqe ku nuk mund të kapërcehet përmes tyre, Brukseli ka vendosur mbi to, sugjerimi ka qenë që PD duhet ti kërkojë atje, pasi ata që vënë vijat e bëjnë interpretimin.

A ka ndryshuar diçka nga qëndrimi i zotit Meta se reforma duhet të bëhet edhe me votat e opozitës?
Nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i Zotit Meta, pasi kemi mbajtur qëndrim të qëndrueshëm dhe parimor. Çështja e qëndrimit me opozitën, ka qenë q të bëhet gjithçka që të kemi një reformë gjithëpërfshirëse. Zoti Meta ka ndjekur këtë çështje.

(Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al