Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen nëse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duhet të përgjigjet para drejtësisë për garancitë e rreme që dha.

Vasili ka sjellë në vëmendje garancitë që ka dhënë ministrja Xhaçka më 31 korrik lidhur me gadishmërinë e plotë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm

“Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??”, shkruan Vasili në rrjet.

Shkresa që ministrja Olta Xhaçka i ka dërguar Presidentit Meta më 31 korrik

Postimi nga Petrit Vasili

Po Ministrja e Mbrojtjes a do të përgjigjet përpara drejtësisë për garancitë e rreme që dha ??

Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me zë të larte i konfirmonte në 31 korrik Presidentit gadishmëri të plotë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

Se sa e dobët ishte gadishmëria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.

Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?

Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??

Per tja kujtuar prokurorisë shqiptare lexojeni sërish se si i përgjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit, lexoni:

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë.” i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.