Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar kundër Prokurorisë, duke e cilësuar këtë të fundit Prokurori antipopull.

Vasili ka vijuar me postimin duke shkruar se janë dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin, ndëerkohë që Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë ta procedojë kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor.
POSTIMI:

Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.

Prokuroria ka marrë përsipër të jetë avokate dhe kamikaxe e kryeministrit.
Dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin.
Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë ta procedojë kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor.
Prokuroria ka vendosur të jetë kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër kushtetutes.

Dihet botërisht se ç’ndodh kur je kundër popullit dhe ligjit, dihet edhe fundi i kamikaxëve.
Tanimë prokuroria e zgjodhi fatin e vet….