Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një intervistë të Kreut të Qeverisë Edi Rama, ku ai i pyetur nga Bation Haxhiu se çfarë mendonte për Presidentin Trump ku ka thënë se ai është një kërcënim.

“Shikoni videon se si Edi Rama çfarë nuk thoshte për Trump në kohën e zgjedhjeve në Amerikë. Asnjë nga ndërkombëtarët në Tirane nuk tha hiçgjë në atë kohë !!!, shkruan ish deputeti i LSI.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama egërsisht kundër Trump.
Ndërkombëtarët që sot flasin atëherë heshtën!!!(VIDEO)

Shikoni videon se si Edi Rama çfarë nuk thoshte për Trump në kohën e zgjedhjeve në Amerikë.

Asnjë nga ndërkombëtarët në Tirane nuk tha hiçgjë në atë kohë !!!

A ishte kercënim më se i qartë dhe vulgar ky ??

Ai ishte kryeministër Edi Rama kur e tha??

A ishte qëndrim i eger armiqësor ndaj z.Trump??

A ishte shkelje e ligjit dhe etikës ndërhyrja në zgjedhjet e Amerikës???

Ndërsa sot po këta ndërkombetarë të Tiranës janë shumë të “merakosur” për fjalën e lirë të të rinjëve të lirë që protestojnë kundër krimit, drogës dhe diktataturës dhe kundër kujtdo…. që i krijon alibi qeverisë së diskredituar të Edi Ramës.

Shihni videon dhe gjykoni mbi “paanshmerinë” e tyre.

Image