Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar procesverbalin e mbledhjes së komisionit të reformës në drejtësi, ku diskutohet për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në procesverbal është fjala e deputetëve të PS dhe ekspertëve të drejtësisë, të cilët thonë hapur se cilat janë kompetencat e kreut të shtetit në përzgjedhjen e anëtarëve. Sot, të njëjtët anëtarë të PS nuk flasin për ligjin që kanë miratuar vetë dhe ku del se presidenti ka të drejtë në qëndrimet që ka mbajtur.

Postimi i plotë:

Anëtarët socialist të Komisionit të Reformës në Drejtësi po e hanë turpin me bukë!!
Anëtarët socialist të Komisionit të Reformës në Drejtësi po e hanë turpin me bukë.
Ligjet që miratuan, votuan dhe duartrokitën po shndërrohen në rreckë dhe ata heshtin dhe votojnë turpërisht të kundërtën e vetes.
Për të kënaqur Edi Ramën ata po shkelin fytyrën e tyre.
Kushtetuta e 21-22 korrikut, dispozitat për Gjykatën Kushtetuese u përgatiten, u mbrojtën dhe u votuan nga ata dhe ekspertët e tyre.
Tani po këta votojnë Rezoluta kundër vetes duke ngrënë turpin me bukë.
Tani që e shkelën dhe e përdhosën Kushtetutën dhe po rrinë me gojë mbyllur dhe të poshtëruar, le të lexojnë çfarë është thënë, si është thënë dhe si është argumentuar nga po vetë këta në Komisionin e Reformës në Drejtësi në vitin 2016 sipas proces verbalit.
Personalisht i kam dëgjuar live si anëtar i komisionit në atë kohë, por tani është koha ti lexojnë edhe shqiptarët për t’i njohur më mirë këta dhe hipokrizinë e këtyre:
“Sokol Sadushi: Më lejoni ta shpjegoj se çfarë qëllimi ka kjo dispozitë. Këtu bëhet fjalë për një kandidaturë nga Presidenti, sepse kandidatura nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë është në nenet pasuese, por mund të ndodhë në një rast eventual, që mund të jenë katër kandidatura, katër vende bosh. Jemi duke folur për një moment që nëse janë dy vende bosh, atëherë njërën e merr Presidenti, Kuvendi dhe të tretin e merr Gjykata e Lartë. Ky është rast kur janë katër vende bosh.
Arsyet pse janë katër vende bosh mund të jenë të ndryshme, si dorëheqja e të tjera. Nëse do të kemi katër vende bosh, atëherë do të ndodhë që në katër vende bosh një e ka Presidenti, një e ka Gjykata e Lartë dhe një e ka Kuvendi, vendi i katër si radhë i përket Presidentit. Mund të jenë pesë vende bosh, vendi i pestë i përket Kuvendit, mund të jenë gjashtë vende bosh, vendi i gjashtë i përket Gjykatës së Lartë.”

No photo description available.