Vasili: Qëndrimi i Presidentit zgjoi shpresën, ditë e mirë për Shqipërinë e arsyes

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vendosi sot të kthejë mbrapsh ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar të miratuar me urgjencë nga Edi Rama. Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar këtë vendim si provë e përgjegjshmërisë së lartë për repektimin e kushtetutës dhe ligjit.

“Sot ky qendrim i presidentit zgjoi shpresën për rikthimin drejt shtetit të së drejtës, mbrojtjes së integritetit të pronës publike dhe respektimit të lirive e të drejtave të njeriut”, shkruan më tej Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për teatrin ishte provë e përgjegjshmërisë së lartë për repektimin e kushtetutës dhe ligjit.

Pas ditëve të errëta kur kushtetuta dhe ligji u nëpërkëmben e së bashku me to u trondit edhe shteti ligjor dhe korpusi demokratik i ekzistencës së Shqipërisë, sot ky qendrim i presidentit zgjoi shpresën për rikthimin drejt shtetit të së drejtës, mbrojtjes së integritetit të pronës publike dhe respektimit të lirive e të drejtave të njëriut.
Ditë e mirë për Shqipërinë e arsyes.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al