Vasili: Qeveri e lodhur, ndërtoi 10 km rrugë në vit

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan në një status në facebook, se qeveria e lodhur ka ndërtuar vetëm 10 km rrugë gjatë periudhës janar-prill.

”Do dëgjoni dhe që janë 10 km kaq të bukura, me një standart kaq të lartë, kaq të mrekullueshme sa që nuk i keni parë kurrë në jetë dhe asgjëkundi në botë”,-shkruan Vasili.

Ndaj dhe kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend, përçon thirrjen shqiptarëve që ta mbledhin mendjen, se me këtë qeveri nuk ka zhvillim.

”Shqiptarët ta mbledhin mendjen me këtë kryeministër kineast filma me rrugë do shohin sa do ngopën por rrugë të vërteta hiç. Shifrat e rrugëve janë të vetë qeverisë së kinemasë”.

Postimi i plotë

Kryeministër i lodhur dhe shifrat turpëruese të rrugëve.

Janar-prill qeveria ka ndërtuar 2.3 km rrugë ose thënë ndryshe 10 km në vit. Për një kryeministër të lodhur dhe kineast si ky, 10 km në vit janë shumë, shumë shumë…
Do dëgjoni dhe që janë 10 km kaq të bukura, me një standart kaq të lartë, kaq të mrekullueshme sa që nuk i keni parë kurrë në jetë dhe asgjëkundi në botë.

Janë rrugët e rilindjes o miq, s’ka të dyta si ato. Megjithatë 10 km të shkreta damlla mbeten dhe aq. Në fund të vitit do bëjë kryeministri edhe 10 km film apo video dhe do ngopet duke i parë si fëmijët video game-t.

Shqiptarët ta mbledhin mendjen me këtë kryeministër kineast filma me rrugë do shohin sa do ngopën por rrugë të vërteta hiç.

Ps.Shifrat e rrugëve janë të vetë qeverisë së kinemasë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al