Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi ka sulmuar Kryeministrin Rama, teksa e cilëson këtë të fundit si një gënjeshtar.

POSTIMI:

“Ai që e di dhe e thotë një gënjeshtër është një kriminel”,

thotë i madhi Bertold Breht.

Edi Rama e di që negociatat nuk hapen dhe gënjen e thotë të kundërtën.

Edi Rama gënjen e thotë jam i ndershëm dhe vjedh qindra milionë euro me koncesione.

Edi Rama e di që po u thotë gënjeshtra njerëzve dhe megjithatë i thotë, pra sipas të madhit Bertold Breht është një kriminel.