Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Rama që të shtojë numrin e testimeve për qytetarët për Covid 19.

Në një postim në Facebook, Vasili i rikujton kryeministrit këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që thotë se për këtë virus duhen  bërë shumë testime për të parandaluar përhapje më të madhe.

Postimi i plotë

Edi Rama lëre Iranin.

Edi Rama shiko Gjermaninë dhe bëj testime.

Mos vazhdo t’i gënjesh me shtetrrethim dhe izolim anti-shkencë, por bëj testime.

Rruga që Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon është: bëj testime.

Edi fute në kokë! Testim do te thotë:

-Të vesh diagnozën për qytetarët e prekur

-Të mbrosh qytetarët e tjerë nga prekja.

-Të marrësh masa të vërteta dhe me vlerë për kufizimin e infeksionit

-Të parashikosh kapacitet e spitaleve për të sëmurët rëndë.

-Të parashikosh ecurinë dhe mundësinë e daljes nga pandemia.

-Të kufizosh dëmin shëndetësor dhe atë ekonomik.

Edi pa testim cdo fjalë e jotja është thjesht gënjeshtër, është të flasësh kodra mbas bregut, është anti-shkencë.

Boll bëre xherahun.

Edi ti flet për pandeminë si parashikues horoskopi.