Vasili: Reforma në drejtësi drejt finalizimit, opozita jo teknicizma politike

PETRIT-VASILIPas takimit të kryeministrit Edi Rama me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, sot në ‘Vilën 30’ në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, dha në prononcim për mediat.

Vasili tha se “Besoj se nuk duhet ta zbehim fokusin e takimit të sotëm për asnjë ngjarje tjetër të ditës, sepse përpara kemi një reformë madhore, siç është reforma në drejtësi dhe një reformë tjetër në proces, siç është ajo zgjedhore. Bashkëndamë sigurisht në mënyrë të plotë një vizion të njëjtë edhe për qasjen ndaj reformës në drejtësi, që hyn në një moment do të thosha përfundimtar, pasi nuk kemi luksin të humbasin kohë më tej me momente të shkuara”.

“Qëndrimi i mazhorancës është që kjo reformë të mbyllet sa më parë. Së dyt,i të dëgjojmë pa paragjykime se çfarë thotë opozita dhe sigurisht të reflektojmë ato që ekspertët e OPDAT-it dhe EURALIUS-it do të gjejnë me vend, pasi ata i kemi pranuar të gjithë së bashku si gjykuesit më të mirë. Dhe pas kësaj, të mos humbasim më kohë tjetër as me takticizëm politik të opozitës dhe as me veprime të tjera, pasi produkti final që shqiptarët presin, por edhe hapat e mëtejshëm të integrimit qe na kushtëzojnë, është pikërisht miratimi i kësaj reforme”, tha Vasili

Vasili theksoi se “Sa i takon çështjes tjetër të reformës zgjedhore, besoj që këtu rruga është më e shtruar, është shumë më ndryshe, pasi kemi shumë çështje të qarta. Kemi edhe një rrugë të shtruar nga OSBE-ODHIR-i dhe besoj se ecja në këtë rrugë sa i takon mazhorancës është e qartë. Ne ftojmë që në këtë rrugë të eci edhe opozita pa paragjykime të ndërsjellta në mënyrë që të japim një produkt sa më të mirë për këtë çështje”.

Burimi:(integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al