Nënkryetari i LSI-së,Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se karnavali i fandaksur me mjekër të bardhë i qeverisë, që ka rrëmbyer sot me shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991, kërkon të vendosë pushtetin e Ajatollahëve në vend të pushtetit të Merkelit.

Postimi i plotë:
S’duhet të humbim kurrsësi optimizmin dhe shpresën.(VIDEO).
Karnavali i fandaksur me mjekër të bardhë i qeverisë, që ka rrëmbyer sot me shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991, kërkon të vendosë pushtetin e Ajatollahëve në vend të pushtetit të Merkelit.
Ndaj tregon arkivolet e Iranit dhe nuk tregon 50 mije testimet në dite të Gjermanisë.
Ky shqiptarët i tradhëtoi në ditën më të vështirë dhe askush nuk ja harron kurrë sepse nuk kurseu as shëndetin e tyre për karrigen e tij.
Tani as FB Twitter Instagram dhe ERTV nuk ja shlyejnë dot këtë tradhëti dhe sa më shumë të shkruajë e të flasë aq më shumë do thellohet ne faj.
Nuk do të sakrikohen as Shqiperia as shqiptarët për të.