I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Petrit Vasili i LSI-së tha se shqiptarët ndodhen përballë një pandemie.

Ai shtoi se deklarimi i kësaj pandemia ishte i vonuar, por, sipas tij, përfaqësuesit e qeverisë janë fshehur pas kësaj artifice.

Vasili: Duhet të shikojmë shkallën e rrezikshmërisë. Shqiptarët ndodhen përballë në pandemia. Është një deklarim i vonuar i kësaj pandemie. Ky është një afirmim profesional. Rastësia më ka bërë të që të debatoj edhe me përfaqësues të qeverisë që janë fshehur mbas faktit që është shpallur ose jo si pandemi. Mediokrit kudo janë në qeveritë e botës fshihen pas kësaj artifice, pasi kjo situatë ishte shumë e qartë.