Për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shqipëria dhe ekonomia e saj janë vetëm një hap larg humnerës.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaron se situata po precipiton drejt shpërthimit social që pason kolapsin.

Teksa analizon të gjitha të dhënat negative që ofron sot situata ekonomike dhe politike e vendit, Vasili i bën apel shqiptarëve që ta ndalin në kohë këtë katrahurë.

Postimi i Vasili në Facebook

Shqipëria dhe ekonomia e saj vetëm një hap larg humnerës!

Megjithëse ekonomia po shkon drejt kolapsit, Parlamenti i karavidheve vazhdon noterizimin e vjedhjes së qeverisë.

Rritja e ekonomike edhe duke ju referuar vetë shifrave të këtyre është përgjysmuar deri në më pak se 2% nga 4.5 % që brohoriten, gënjyen e premtuan.

Investimet publike janë bllokuar, dhjetëra tendera janë anulluar dhe paratë kalojnë për paga.

Të ardhurat nuk realizohen deri në masën 50% më pak.

Deri edhe sigurimet shoqërore qindra institucione publike nuk ua paguajnë punonjsve, për një blerë mbi 100 milion euro, duke shënuar një skandal të padëgjuar.

Pushtetit lokal i rrëmbehen nga qeveria mbi 116 milion euro duke dhunuar ligjet dhe autonominë lokale në mënyrë flagrante.

Përgjysmohet tatimi mbi dividentin nga 15% ne 8% duke ju bërë dhurata oligarkëve dhe duke rrënuar të ardhurat publike.

Bujqësia po rrënohet dita ditës dhe fermerët po provojne një dramë shumë të hidhur pa ndalim duke e detyruar të hedhin në rrugë djersën dhe gjakun e tyre dhe të familjeve të tyre.

Borxhet që shteti u ka të tretëve janë me qindra milion euro.

Detyrimi ndaj koncesioneve shkon me miliarda euro deri në 40% te prodhimit të brendshem bruto.

Borxhi ka kaluar realisht 80% pavarësisht gënjeshtrave gebelsiane të qeverisë.

Aktet normative dhe koncesionet miratohen me një qetësi kriminale nga Parlamenti i karavidhëve.

Parlamenti i karavidhëve është shndërruar në një bashkëhajdut me qeverinë!

Ekonomia shqiptarë është një hap larg humnerës së kolapsit dhe shpërthimit social pasues.

Duhen ndalur sot kjo katraurë.

Nëse jo, shqiptarët do të mbeten të varfër për vite të tëra, ndërsa oligarkët të majmur përjetësisht.