Intervista e Nën/Kryetarit të LSI Petrit Vasili në Ora News

Kur në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe ka pasur vetëm votime, për mua gjithçka, fillon dhe mbaron këtu. Në vitin 1991 shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe nuk e dinin ku po shkonin me qartësi, por kishin vetëm një objektiv, të kishin të drejtë të zgjidhnin, se si shkuan historitë politike nuk ka rëndësi, por shqiptarët fituan të drejtën të zgjidhnin dhe të flasin.

Shqiptarët sot nuk u lejohet të zgjedhin për shkak të Edi Ramës, të cilën nuk ua heq dot shqiptarëve, me hir apo me pahir kjo e drejtë është e tyre dhe do ta fitojnë dhe është tentuar tu mbyllet goja duke filluar dhe nga ju media. Unë kam postuar një video më parë të Edi Ramës ku i thoshte Favziut që media është vetë dhe këtu është bashkë me qëndresën e madhe politike, shoqërore, qytetare.