Vasili: Taksa e Rrugës së Kombit nuk duhet të fillojë në asnjë mënyrë aplikimin. 5 milionë shqiptarë janë kundër saj

Bashkëbisedimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili

Jemi në këtë komunikim së bashku pasi zhvillimet kanë qenë të tilla në politikën shqiptare dhe opinioni publik është shumë i provokuar e i shqetësuar për to. Në rradhë të parë duke iu rikthyer edhe njëherë një çështjeje e cila ka krujuar një pështjellim dhe një shqetësim shumë të gjerë që ka të bëjë me atë që quhet Rruga e Kombit dhe vendosjen e taksës pikërisht për përdorimin e kësaj rruge. Edhe njëherë po detyrohemi të rrimarrim këtë çështje dhe të jemi shumë të qartë me opinionin publik. Një taksë e tillë kurrsesi nuk duhet të fillojë aplikimin e saj në asnjë mënyrë. Ka disa arsye shumë të mëdha të cilat e bëjnë të pamundur aplikimin e një vendimi të tillë. Së pari e mbi të gjitha kjo rrugë është e ndërtuar nga shteti shqiptar me paratë dhe e paguar nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët vazhdojnë sot e kësaj dite ta paguajnë. Së dyti, një arsye madhore është që rruga nuk ka përfunduar ende. Së treti, koncensionarë nuk janë ata që kanë ndërtuar rrugën, por janë ata që kanë marrë në shfrytësim rrugën. Pra, ndryshe nga të gjithë koncensionarët kudo në botë të cilët marrin dhe ndërtojnë një rrugë nga fillimi deri në fund dhe më tutje pastaj mbledhin të ardhurat për të rikuperuar atë që kanë investuar. Kjo rrugë është ndërtuar e tëra me kontributin e shtetit shqiptar dhe siç referohet thashë edhe njëherë tjetër nuk ka përfunduar. Së katërti, shqiptarët vazhdojnë të shlyejnë sot me taksat e tyre përdorues apo jo përdorues të rrugës, meqë qeveria ka këtë vizion që përdoruesit duhet të paguajnë, janë duke shlyer akoma 300 milion euro kredi. Një kredi shumë e rëndë por e cila qe e domosdoshme për këtë rrugë. Së pesti, Rruga e Kombit nuk është dhe nuk mund të arsyetohet si një rrugë ku numërohen makinat që kalojnë, por si një rrugë me impakt ekonomik të jashtëzakonshëm. E kam theksuar dje në sallën e Kuvendit dhe kam kënaqësinë ta theksoj për shkak të prezencës suaj shumë të respektuar që është 7-fishuar bilanci tregtar falë kësaj rruge. Është 5-fishuar turizmi dhe 1 milion e 300 mijë turistë kanë qenë në një vit në Shqipëri nga 1 milion e 800 mijë banorë që ka Kosova, duke mbajtur volumin kryesor dhe peshën kryesore në turizmin shqiptar. Gjithashtu shkëmbimet tregtare të të gjitha formave dhe të karakterit ekonomik kanë potencuar së tepërmi ekonominë e të dy vendeve. Dhe kjo rrugë do vlerësuar për gjithë këtë impakt të përgjithësuar të cilin na e dëmton shumë me këto taksa dhe nuk e përmirëson. Së fundmi është qesharake të mendojmë dhe do doja të kisha edhe vëmendjen tuaj të madhe në këtë pikë, që mbas komunikimeve shumë të mëdha dhe spektakolare të një shoë vërtetë të neveritshëm nëpërmjet takimeve të dy qeverive konstatojmë një masë e cila kontestohet me shumë të drejtë nga e gjithë qeveria kosovare dhe më së fundmi edhe presidenti Thaçi ka folur për këtë çështje, ministra kosovarë, i gjithë spektri politik, Dhoma Kombëtare e Tregtisë së Kosovës, biznesmenët bllokim të rrugës atje dhe ju jeni njohur me këto gjëra. Pra një taksë e cila ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Pyetja e madhe është: ç’bën ky kryeministri i Shqipërisë që bën këto mbledhje spektakolare? Për çfarë flasin? Për çfarë komunikojnë? Rasti i taksës ishte për të dhënë të kuptohej edhe njëherë mirë që këto mbledhje kanë qenë një shoë, nuk kanë sjellë asgjë. Unë do t’i bëja dhe një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës mos t’i bashkohen më këtij dimensioni të shëmtuar dhe qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht dhe vetëm shoë-n e Edi Ramës, i cili përveç se shoë nuk prodhon asgjë tjetër, por të jemi konkret në gjërat që bëjmë. Cili është përfundimi? Përfundimi është ky: kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin kurrsesi. Kjo taksë i duhet të nënshtrohet gjerësisht dhe e gjithë çështjaJemi në këtë komunikim së bashku pasi zhvillimet kanë qenë të tilla në politikën shqiptare dhe opinioni publik është shumë i provokuar e i shqetësuar për to. Në rradhë të parë duke iu rikthyer edhe njëherë një çështjeje e cila ka krujuar një pështjellim dhe një shqetësim shumë të gjerë që ka të bëjë me atë që quhet Rruga e Kombit dhe vendosjen e taksës pikërisht për përdorimin e kësaj rruge. Edhe njëherë po detyrohemi të rrimarrim këtë çështje dhe të jemi shumë të qartë me opinionin publik. Një taksë e tillë kurrsesi nuk duhet të fillojë aplikimin e saj në asnjë mënyrë. Ka disa arsye shumë të mëdha të cilat e bëjnë të pamundur aplikimin e një vendimi të tillë. Së pari e mbi të gjitha kjo rrugë është e ndërtuar nga shteti shqiptar me paratë dhe e paguar nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët vazhdojnë sot e kësaj dite ta paguajnë. Së dyti, një arsye madhore është që rruga nuk ka përfunduar ende. Së treti, koncensionarë nuk janë ata që kanë ndërtuar rrugën, por janë ata që kanë marrë në shfrytësim rrugën. Pra, ndryshe nga të gjithë koncensionarët kudo në botë të cilët marrin dhe ndërtojnë një rrugë nga fillimi deri në fund dhe më tutje pastaj mbledhin të ardhurat për të rikuperuar atë që kanë investuar. Kjo rrugë është ndërtuar e tëra me kontributin e shtetit shqiptar dhe siç referohet thashë edhe njëherë tjetër nuk ka përfunduar. Së katërti, shqiptarët vazhdojnë të shlyejnë sot me taksat e tyre përdorues apo jo përdorues të rrugës, meqë qeveria ka këtë vizion që përdoruesit duhet të paguajnë, janë duke shlyer akoma 300 milion euro kredi. Një kredi shumë e rëndë por e cila qe e domosdoshme për këtë rrugë. Së pesti, Rruga e Kombit nuk është dhe nuk mund të arsyetohet si një rrugë ku numërohen makinat që kalojnë, por si një rrugë me impakt ekonomik të jashtëzakonshëm. E kam theksuar dje në sallën e Kuvendit dhe kam kënaqësinë ta theksoj për shkak të prezencës suaj shumë të respektuar që është 7-fishuar bilanci tregtar falë kësaj rruge. Është 5-fishuar turizmi dhe 1 milion e 300 mijë turistë kanë qenë në një vit në Shqipëri nga 1 milion e 800 mijë banorë që ka Kosova, duke mbajtur volumin kryesor dhe peshën kryesore në turizmin shqiptar. Gjithashtu shkëmbimet tregtare të të gjitha formave dhe të karakterit ekonomik kanë potencuar së tepërmi ekonominë e të dy vendeve. Dhe kjo rrugë do vlerësuar për gjithë këtë impakt të përgjithësuar të cilin na e dëmton shumë me këto taksa dhe nuk e përmirëson. Së fundmi është qesharake të mendojmë dhe do doja të kisha edhe vëmendjen tuaj të madhe në këtë pikë, që mbas komunikimeve shumë të mëdha dhe spektakolare të një shoë vërtetë të neveritshëm nëpërmjet takimeve të dy qeverive konstatojmë një masë e cila kontestohet me shumë të drejtë nga e gjithë qeveria kosovare dhe më së fundmi edhe presidenti Thaçi ka folur për këtë çështje, ministra kosovarë, i gjithë spektri politik, Dhoma Kombëtare e Tregtisë së Kosovës, biznesmenët bllokim të rrugës atje dhe ju jeni njohur me këto gjëra. Pra një taksë e cila ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Pyetja e madhe është: ç’bën ky kryeministri i Shqipërisë që bën këto mbledhje spektakolare? Për çfarë flasin? Për çfarë komunikojnë? Rasti i taksës ishte për të dhënë të kuptohej edhe njëherë mirë që këto mbledhje kanë qenë një shoë, nuk kanë sjellë asgjë. Unë do t’i bëja dhe një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës mos t’i bashkohen më këtij dimensioni të shëmtuar dhe qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht dhe vetëm shoë-n e Edi Ramës, i cili përveç se shoë nuk prodhon asgjë tjetër, por të jemi konkret në gjërat që bëjmë. Cili është përfundimi? Përfundimi është ky: kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin kurrsesi. Kjo taksë i duhet të nënshtrohet gjerësisht dhe e gjithë çështjaJemi në këtë komunikim së bashku pasi zhvillimet kanë qenë të tilla në politikën shqiptare dhe opinioni publik është shumë i provokuar e i shqetësuar për to. Në rradhë të parë duke iu rikthyer edhe njëherë një çështjeje e cila ka krujuar një pështjellim dhe një shqetësim shumë të gjerë që ka të bëjë me atë që quhet Rruga e Kombit dhe vendosjen e taksës pikërisht për përdorimin e kësaj rruge. Edhe njëherë po detyrohemi të rrimarrim këtë çështje dhe të jemi shumë të qartë me opinionin publik. Një taksë e tillë kurrsesi nuk duhet të fillojë aplikimin e saj në asnjë mënyrë. Ka disa arsye shumë të mëdha të cilat e bëjnë të pamundur aplikimin e një vendimi të tillë. Së pari e mbi të gjitha kjo rrugë është e ndërtuar nga shteti shqiptar me paratë dhe e paguar nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët vazhdojnë sot e kësaj dite ta paguajnë. Së dyti, një arsye madhore është që rruga nuk ka përfunduar ende. Së treti, koncensionarë nuk janë ata që kanë ndërtuar rrugën, por janë ata që kanë marrë në shfrytësim rrugën. Pra, ndryshe nga të gjithë koncensionarët kudo në botë të cilët marrin dhe ndërtojnë një rrugë nga fillimi deri në fund dhe më tutje pastaj mbledhin të ardhurat për të rikuperuar atë që kanë investuar. Kjo rrugë është ndërtuar e tëra me kontributin e shtetit shqiptar dhe siç referohet thashë edhe njëherë tjetër nuk ka përfunduar. Së katërti, shqiptarët vazhdojnë të shlyejnë sot me taksat e tyre përdorues apo jo përdorues të rrugës, meqë qeveria ka këtë vizion që përdoruesit duhet të paguajnë, janë duke shlyer akoma 300 milion euro kredi. Një kredi shumë e rëndë por e cila qe e domosdoshme për këtë rrugë. Së pesti, Rruga e Kombit nuk është dhe nuk mund të arsyetohet si një rrugë ku numërohen makinat që kalojnë, por si një rrugë me impakt ekonomik të jashtëzakonshëm. E kam theksuar dje në sallën e Kuvendit dhe kam kënaqësinë ta theksoj për shkak të prezencës suaj shumë të respektuar që është 7-fishuar bilanci tregtar falë kësaj rruge. Është 5-fishuar turizmi dhe 1 milion e 300 mijë turistë kanë qenë në një vit në Shqipëri nga 1 milion e 800 mijë banorë që ka Kosova, duke mbajtur volumin kryesor dhe peshën kryesore në turizmin shqiptar. Gjithashtu shkëmbimet tregtare të të gjitha formave dhe të karakterit ekonomik kanë potencuar së tepërmi ekonominë e të dy vendeve. Dhe kjo rrugë do vlerësuar për gjithë këtë impakt të përgjithësuar të cilin na e dëmton shumë me këto taksa dhe nuk e përmirëson. Së fundmi është qesharake të mendojmë dhe do doja të kisha edhe vëmendjen tuaj të madhe në këtë pikë, që mbas komunikimeve shumë të mëdha dhe spektakolare të një shoë vërtetë të neveritshëm nëpërmjet takimeve të dy qeverive konstatojmë një masë e cila kontestohet me shumë të drejtë nga e gjithë qeveria kosovare dhe më së fundmi edhe presidenti Thaçi ka folur për këtë çështje, ministra kosovarë, i gjithë spektri politik, Dhoma Kombëtare e Tregtisë së Kosovës, biznesmenët bllokim të rrugës atje dhe ju jeni njohur me këto gjëra. Pra një taksë e cila ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Pyetja e madhe është: ç’bën ky kryeministri i Shqipërisë që bën këto mbledhje spektakolare? Për çfarë flasin? Për çfarë komunikojnë? Rasti i taksës ishte për të dhënë të kuptohej edhe njëherë mirë që këto mbledhje kanë qenë një shoë, nuk kanë sjellë asgjë. Unë do t’i bëja dhe një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës mos t’i bashkohen më këtij dimensioni të shëmtuar dhe qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht dhe vetëm shoë-n e Edi Ramës, i cili përveç se shoë nuk prodhon asgjë tjetër, por të jemi konkret në gjërat që bëjmë. Cili është përfundimi? Përfundimi është ky: kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin kurrsesi.  Kjo taksë I duhet ti nënshtrohet gjerësisht dhe gjithë çështja mënyrës sesinjë analize të re ekonomike të thelluar për të gjithë efektet që ka. Së dyti duhet të jetë konsultimi me të gjithë grupet e interesit të cilët janë ata motori ekonomik që përdorin pikërisht rrugën.  Së treti duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë. Pasi qeveria e Kosovës për aksin Prishtinë-Morinë nuk ka vendosur taksa dhe në mënyrë shumë të drejtë dhe racionale është shprehur publikisht se po vlerëson me shumë qetësi edhe kushtet ekonomiko-shoqërore dhe ekonomike për vendosjen e saj pasi ju e kuptoni fare mirë që kushtet ekonomike të cilat vendosin këto taksa janë të ndryshme nga Europa të cilës i referohen në mënyrë të vazhdueshme. Po e cila edhe në këtë drejtim ka aplikuar dhe aplikon taksa shumë më të ulëta sesa taksa që aplikon për rrugën vendi më i varfër në Europë. Konkluzioni përfundimtar është ky. Kjo qeveri e cila si duket ka bërë llogari, mirë thotë një analist Kosovar Dastid Pallaska, si duket ca gjëra nuk po shkojnë mirë me tregtinë e drogës dhe përpiqet ti rikuperojë paratë me taksën e rrugës. Dhe ky konkluzioni i analistit kosovar është besoj më i drejti përsa i përket kësaj situate. Kjo qeveri e cila ka zgjedhur  vetëm të dërmojë njerëzit me taksa, të një vendi që ka pagën mesatare më të ulët në Europë, që ka nivelin me të ardhura më të ulëta në Europë, një vend me varfërinë më të ulët në Europë. Një vend i cili ka emigracionin më dramatik, përfshirë dhe atë më tragjikun që është nga 7-17 vjeç, përpiqet dhe të aplikojë dhe një taksë të tillë Ndaj duhet një qëndrim krejtësisht tjetër i taksës dhe jashtë kësaj analize dhe kësaj bashkëndarje me të gjithë komunitetet e interesuara dhe me komunitetet që jeton në zonën  lindore, drejtpërsëdrejti interesuar për lëvizjen në atë rrugë, jo thjesht dhe vetëm me historitë që do negociojmë me konçensionarin sikur konçensionari është ai që i bën favor shtetit në rrugë ku shteti ka paguar  1 miliardë e ca euro të cilën e ka ndërtuar vetë. Në tërësinë e saj ky ishte një operacion i shëmtuar i dështuar dhe antiqytetar  dhe antiekonomik për Shqipërinë dhe për Kosovën. Besoj do të mbahet mend si veprimi më i shëmtuar që një qeveri shqiptare mund të ketë bërë ndonjëherë.

Ju folët për disa forma dhe mënyra që qeveria do të ketë për taksën e rrugës së Kombit  por ndërkohë kanë filluar dhe protestat nga banorët e të dyja anëve, Kosovës dhe Shqipërisë. Pikërisht nesër është paralajmëruar një protestë. A do ju bashkohet LSI dhe mbështetësit e saj kësaj proteste si formë edhe kundërshtie?

Protesta që është paralajmëruar është një protestë e drejtë. Ne e mbështesim, nuk e udhëheqim këtë protestë. Është protestë e qytetarëve, se qytetarët janë të dëmtuarit kryesor. Ne kemi pasur besoj transparencën dhe kurajon  qartë që ti themi publikut qartë dhe prerë që në fillim ndërkohë kur gjithë të tjerët heshtnin që kjo është një padrejtësi shumë e rëndë shoqërore dhe ekonomike për xhepin e qytetarëve dhe si e tillë duhet refuzuar dhe është momenti për ta refuzuar fort pasi nuk mund të jemi një qeveri arbitrare apo një popull i cili mund të shtypet siç mendon ky kryeministër dhe sikurse ju e dini dhe si ky e krahason popullin e tij. Ju e keni dëgjuar që për fat të keq ky kryeministër  pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamentit dje duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor. Ky i cili e ka nisur karrierën e tij lakuriq si duket ka vendosur ta përfundojë atë lakuriq dhe është e qartë që nga një analizë edhe mjekësore, përveç se një analize politike, ky krahasim që ka bërë me popullin i shkon vetëm një njeriu, ai ka pasur në mend veten dhe është ai I tillë dhe I barabartë me krahasimin që ka bërë. Dikush do thoshte pse e bën këtë krahasim dhe pse flet me këtë vulgariet të neveritshëm ky kryeministër. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Pergjigjen e ka dhënë Konrad Audenhauer I cili thotë:  “Zoti inteligjencës i ka dhënë kufij ndërsa idiotësisë jo”. Dhe idiotësia pa kufij mund të thotë gjëra të tilla. Ndaj dhe çështja e rrugës së Kombit është psikologjia për të nënshtruar, poshtëruar, rrjepur shqiptarët deri në lekun e fundit. Dhe as më shumë as më pak, duke aplikuar taksa rruge më të larta se në vendet më të zhvilluara të Europës.  Pra të njëjtën taksë që paguan një Europian që merr të ardhura 20 herë më shumë se një shqiptar, një shqiptar që merr 20 herë më pak, paguan më shumë se sa ai.  Kjo është plotësisht e qartë

Z.Vasili mendoni se mund të rishikohet kjo taksë e rrugës së Kombit. A do të ketë kosto për buxhetin nëse rishikohet?

Nuk ka asnjë kosto për buxhetin, arsyeja është shumë e thjeshtë. Shqiptarët paguajnë taksa, vetëm taksa e qarkullimit që përdorin me karburantë, e cila është vënë me arsyen kryesore për mirëmbajtjen e rrugëve dhe është mbi 120 milionë euro, është një taksë e mjaftueshme për tu përdorur në qoftë se nuk grabitet, vidhet apo përdoret për qëllime të tjera. Nuk përdoret për sokak të cilët iu shtrohen pllakat nga 20 herë, apo për ngritje kullash si në Korçë, apo për 1000 vanitetete idiote të kryeministrit. Pra mund të përdoret fare mirë atje te rruga, për ekonomi. Çdo para e popullit dhemb prandaj duhet të përdoret siç duhet. Prandaj kjo taksë, ju e dini që kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe ju e dini që në shumë zona kufitare nuk përdoret karburanti në Shqipëri por furnizohen në Maqedoni ose Kosovë. Kjo është e turpshme, dhe mbas kësaj gjëje kaq të rëndë ti vesh dhe një taksë tjetër popullit është akoma më rëndë. Ndalja ska asnjë lloj problemi, pezullimi nuk ka asnjë lloj problemi është akti i parë dhe minimalisht i përgjegjshëm që mund të bëjë qeveria për të lënë të kuptohet që ajo është ndarë deri në fijen e fundit sepse e ndarë është 99%.  Por kjo do ishte ndarja përfundimtare për popullin e vet që ajo ka marrë përsipër ta qeverisë. Dhe e thashë dhe njëherë, pa një analizë të hollësishme deri në fund dhe pa e konsultuar me të gjithë grupet e interesit. Pasi përbuzja ndaj grupeve  të interesit, ndaj atyre që vënë në lëvizje ekonominë kjo taksë nuk mund të ecte përpara sepse tani jemi në një konflikt të madh. Grupet e interesit. Jo më larg nga dje, Kryetari I Dhomës Amerikanë të Tregëtisë tha qartë që me këto nivele taksash që rriten vazhdimisht do të shikojmë edhe opsionin për tu larguar nga Shqipëria. Dhoma Amerikane e Tregëtisë! Kjo qeveri ka hyrë në konflikt të egër me të ardhmen e jetës ekonomike shqiptare. Investime të huaja nuk ka. Taksat rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, varfëria thellohet dhe emigracioni shtohet. Ky është ekuacioni para të cilit ndodhen shqiptarët, I cili është një cirk vizion që vetëm I shkatërron ata. Kjo sot e do përgjigjen, jo nesër. Dhe nëqoftëse nesër qytetarët janë atje me shumë të drejtë, dhe të gjithë do të jemi në atë protestë, është pikërisht për ti thënë Stop një qeverisje, e cila I pi gjakun deri në fund edhe njerëzve të varfër. Thashë edhe njëherë tjetër, janë shumë njerëz që për shumë motive, personale, familjare, që I quajnë përdorues rruge, I kanë gjetur emrin përdorues. Jo, rruga është mënyrë jetese. Në rast të kundërt, çfarë do bëjnë shqiptarët? Ai që s’përdor rrugën, s’duhet të paguajë taksa?! Ai që s’përdor rrugën, duhet të qarkullojë në një shteg dhish? Se këto koncepte ka ky! Një mendjemarrë këtë gjë flet. Ky është një kompleks I madh ekonomiko-shoqëror, ku të gjithë paguajnë taksa dhe taksat administrohen në mënyrën më të kujdesshme të mundshme. Pra, kemi karburantin më të lartë, ndërkohë kemi dhe një taksë nga mbrapa. Të tjerë kanë karburant më të ulët se sa ne, në Kosovë, kanë dhe një rrugë të përfunduar me standarde shumë të larta, dhe nuk kanë taksa. Dhe mendohen gjerë e gjatë. Dhe të dy qeveritë janë sot në një konflikt të jashtëzakonshëm, duke filluar nga Presidenti I Kosovës, sepse pasi janë mbledhur nja 20 herë, kanë ngrënë lakrorë këtu, e lakrorë atje, nuk kanë folur për një nga gjërat themelore që është komunikimi në një rrugë ku komunikojnë mijëra njerëz. Dhe keni dëgjuar dhe një të fundit, tha dhe ky ministri I Energjetikës, që nuk di se çflet, është investim patriotik-tha. Nuk është investim patriotik, është investim gjeostrategjik. Për kulturën e rrënuar që kanë, mendimi për të lidhur Kosovën me Shqipërinë me një rrugë të tillë, sa më të gjerë, sa më komunikuese ka qenë që në kohën e Austro-Hungarisë. Pra ka qenë mënyra se si gjeostrategjikisht është vendosur këto dy territore e kërkonin këtë rrugë. E filloi studimin e fizibilitetit dhe idenë e rrugës nuk e filloi as qeveria e Sali Berishës, as kjo damlla qeveri që kemi, por e ka filluar qeveria e drejtuar nga Fatos Nano që në 2003-shin. Atëherë është bërë studimi I fizibilitetit. A kemi pasur një taksë, taksa Majko për të bërë atë rrugë? Se kështu I vunë dhe emrin, megjithëse Majko rri atje në qeveri dhe nuk flet. Po, pra do të thotë që rruga nuk ishte patriotike, por ishte gjeostrategjike. Prandaj gjeneroi shtatfishim bilancesh, ekonomi të madhe, mijëra njerëz në Shqipëri që kanë struktura turistike mbahen falë turistëve që vijnë nga Kosova dhe të gjitha këto qenkan patriotizma. Po, janë këta patriotët e rruajtjes së parave, e kam thën dhe dje. Pra të grabitjes së parave, patriotët e grabitjes së parave. Këta nuk e duan Shqipërinë. Prandaj e bëjnë këtë gjë.

A do të ndiqni rrugë ligjore për të kundërshtuar këtë marrëveshje, përveç protestave?

Rrugë më legjitime, më të vërtet, më reale se sa reagimi mbarëpopullor nuk ka, pasi taksa është në konflikt me qytetarët dhe qytetarët janë ata që mbajnë në këmbë shtetet, janë ata që votojnë politikën, janë ata që ngrejnë institucionet e një vendi dhe ai është gjykimi më I madh që mund të bëhet. Është më I fortë gjykimi qytetar, se sa gjykimi I çdo gjykate.

Z.Haxhinasto dje në parlament tha se ai ka propozuar një taksë prej 4.2 eurosh, që do të thotë 80 cent më pak se sa tarifa e sotme. A mendoni se LSI është pjesë e përgjegjësisë për këtë taksë?

Jo nuk ka asgjë përgjegjësi LSI për këtë punë. Në vitin 2015 është bërë një draft I parë dhe deri në 2018-ën, Shqipëria nuk eci në rrugën e një Shqipërie normale, e cila do të rriste të ardhurat ekonomike, do të zhvillohej ekonomikisht, do të lulëzonte sikurse qeveria thoshte dhe fliste, por ran ë greminën e një qeveri dhe të një qeverisje dhe të një ekonomie të drogës dhe të kanabisit. Thënë e tillë, shqiptarët u rrënuan, mijëra ikën në Europë në emigrim, varfëria dhe mjerimi u thellua. I gjithë konteksti kur filloi të diskutohej kjo punë, rezultoi të ishte një kontekst I ri, ku nuk pati lulëzim, por pati rrënim. Në rrethana të tilla, sigurisht që mbahen qëndrime të tjera. Qeveritë kanë detyrë të eksplorojnë të gjitha llojet e mundësive, por kur treguesit ekonomik janë të tillë që ta lejojnë që të ecësh përpara me një zgjidhje të caktuar mund të ecësh. Por kur ekonomia përfundon në një ekonomi kanabisi, e thashë edhe njëherë tjetër, një kolegu juaj në Kosovë thotë, meqënëse po bie ekonomia e kanabisit  po vënë taksën për Kosovarët. Kjo duhet tju shqetësojë të gjithë juve, sepse kundër kësaj takse, gjeografia demografike, pra populli që reagon kundër kësaj takse, fillon nga Konispoli përfundon në Gjakovë, përfundon në Prishtinë. Tanimë janë 5 milion shqiptarë që reagojnë kundër kësaj takse.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al