Vasili: Tirana, qyteti “rrofsha unë”

Nga: Petrit Vasili – 

Tirana qyteti me identitet shumë të fortë shoqëror, është shndërruar në një skenë bajate provinciale të zaptuar nga pushtuesit politikë të saj. Qyteti që ka shenjuar kthesat e mëdha epokale të këtij vendi, që nga beteja e Tiranës në luftën për çlirim e deri tek vendosja e pluralizmit, ku ajo priu ndryshimin dhe hapin gjigand drejt së ardhmes për të gjithë Shqipërinë, është sot në udhekryqin më të rrezikshem identitar të tij.

Edhe në ditët e rënda të diktaturës, në Tiranë mbahej gjallë disidenca, broduejsat dhe djemtë e bordurës të cilët sfidonin dogmat, klishetë, propagandën bambarduese të pështirë dhe provincializmin e sëmurë, që ushqente apatinë dhe vegjetimin shoqëror si mbështetja më e mirë e diktaturës së asaj kohe.

Sot Tirana është shndërruar paradoksalisht në një skenë ku luhet përditë një butafori vulgare kundër kohës dhe me një aktor të vetëm që ulërin e ulërin “rrofsha unë”. Skenën e kanë pushtuar provincialet dhe jo broduejsat apo djemtë e bordurës, ndonëse këta të fundit gjeneruan europianizmin. Provincializmi vanitoz peng i kompleksëve dhe i urrejtjes shoqërore ndaj Tiranës po hakmerret me të.

Injoranca dhe bulimia politike po shqyejnë Tiranën. Tashmë tiranasit me identitet të fortë shoqëror janë të detyruar të dëgjojnë për ditë të njëjtin monolog të pështirë “rrofsha unë, rrofsha unë”.

Punët e mira flasin vetë nëse janë tilla dhe s’kanë nevojë për kallauz se dikush bën punën për të cilën paguhet. Po ashtu flet vetë edhe hajdutëria e Teatrit Kombëtar, për të cilën qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për përkthyes pasi e kuptojnë shumë mirë se sa e urrejnë Tiranën ata, të cilët sapo u strehuan në Tiranë duan ti hanë kokën asaj sepse i lodh qytetaria dhe i mbyt madhështia e saj.

Sot Tirana ka në lojë identitetin e saj shoqëror, kulturor dhe intelektual të krijuar në dhjetra vjet. Përsa kohë do të sundojë e fitojë provincializmi i sëmurë dhe Jo broduejsat dhe djemtë e bordurës Tirana, është dhe do të jetë e humbur dhe e përpirë nga bulimia e pushtetit.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al