Vasili: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për veting-un, një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët

15622042_1397263553620232_3848125584188630604_nKryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili, theksoi se vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me Vetting-un, është i një rëndësie të jashtëzakonshme edhe për thelbin e procesit të reformës në drejtësi, që merr një legjitimitet të ri, pasi pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese i hapet rruga zbatimit të reformës. Zoti Vasili theksoi se ky është një moment në të cilin duhet punuar me përgjegjshmëri dhe me intensitet të lartë për të fituar kohën, pasi në një mënyrë apo në një tjetër është humbur kohë e çmuar. Ai vuri në dukje se vetë vendimi vetë imponon këtë përgjegjësi të re.

“Po kjo frymë përgjegjshmërie duhet të shoqërojë edhe zbatimin e ligjit në praktikë, por në fund të fundit është marrë një përgjigje e qartë edhe për një çështje, e cila e lidh reformën në drejtësi edhe me integrimin evropian, dhe është një lajm pozitiv që shkon edhe në këtë drejtim,” tha ai, duke shtuar se “kemi fituar një momentum të ri lidhur me këtë çështje, e cila kërkon tashmë intensitet të lartë.”

“Besoj që është një ditë e mirë sot për reformën në drejtësi dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, të cilët e kanë ndjekur për një periudhë 2-vjeçare pothuajse reformën në drejtësi, por edhe sa e lidhur ka qenë kjo reformë më këtë ligj, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me pastërtinë e sistemit gjyqësor. Që do të thotë besim shumë më të madh te ky sistem dhe drejtësia që do të prodhojë në të ardhmen,” nënvizoi zoti Vasili.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al